Deri në 4.3 ballë/6 tërmete të tjera lëkundën Tiranën dhe Durrësin gjatë natës, epiqendra te Gjiri i Lalzit

Gjashtë lëkundje të tjera sizmike janë regjistruar gjatë mbrëmjes së kaluar në Durrës dhe Tiranë, me epiqendër sërish në detin Adriatik, përballë Gjirit të Lalzit. Lëkundja e parë dhe më e fuqishmja ka qenë ajo e orës 00:48 me 4.3 ballë i shkallës rihter, sipas të dhënave të raportuara nga Qendra Europiane e Sizmiologjisë dhe Institutit të Gjeoshkencave. Lëkundja është ndjerë e fortë edhe në Tiranë.

Epiqendra është regjistruar në detin Adriatik, jo shumë larg nga bregdeti i Gjirit të Lalzit, 16 km në veri perëndim të Shijakut dhe 32 kilometra në veriperëndim të Tiranës me një thellësi prej 2 kilometrash.


(Tërmeti 4.3 ballë i regjistruar në orën 00:48 në detin Adriatik)

Intensiteti sizmik në zonë ka vijuar edhe gjatë orëve në vijim, ku janë regjistruar edhe 5 tërmete të tjera me manitudë nga 2.1 deri në 3.3 ballë, i fundit i regjistruar në orën 05:28 të mëngjesit të sotëm. 


(Pas tërmetit 4.3 ballë janë regjistruar edhe 5 lëkundje të tjera por më të dobëta)

Sipas raportimeve paraprake nuk raportohen dëme dhe nuk dihet nëse do të ketë lëkundje të tjera. Zona përreth Gjirit të Lalzit vijon të jetë me intensitet të lartë sizmik prej dy ditësh, ndërsa ka shkaktuar dëme materiale në disa banesa në zonat përreth.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Majasëlli: 06/07/2018 12:12

    E keqja vjen mbrapa

    Përgjigju
  • tir: 06/07/2018 02:36

    Me sa duket jemi ne te njejten situate si ne Nentor te 1985-es ku paragoditjet e shpeshta ishin ne veri( shkoder, tropoje) dhe goditja kryesore ishte ne Kep te Rodonit. Nuk dihet ku , kur dhe sa do jete kryesorja. Uroj te mos kete pasoja ne njerez. edhe nese ndodh.

    Përgjigju
    • Ismail plaku: 06/07/2018 13:47

      Kush je ti more legen qe malllkon SHQIPTARET

  • sapa: 06/07/2018 02:14

    Te korruptuar shqiptare kodo qe jeni!Ate qe nuk ja u ben vetingu ndoshta do ja u beje zoti qe tju zere brenda ne tirane dhe cdo cep te shqiperise.

    Përgjigju
  • Naimi: 06/07/2018 01:43

    Ate e di i madhi Zot prandaj lutuni dhe lutjuni Atij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan