Sekretariati i Etikës ka përjashtuar këtë të mërkurë (22 nëntor) me 10 ditë nga Kuvendi 4 deputetë të opozitës, Flamur Nokën, Flamur Hoxhën, Bledjon Nallbatin dhe Gazment Bardhin, të cilët ndezën tymuese dhe flakë në seancën e 20 nëntorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024.

Nga ana e Partisë Socialiste, u kërkua përjashtimi për 6 deputetë por Sekretariati i Etikës e ka marrë këtë masë vetëm për katër prej tyre, duke "amnistuar" Albana Vokshin dhe Sorina Kotin në çantat e të cilave u fshehën flakadanët që u futën në Kuvend.

Përjashtohen 
1-Flamur Noka
2-Bledion Nallbati
3-Gazment Bardhi
4-Flamur Hoxha
Nuk përjashtohen
5-Albana Vokshi
6-Sorina Koti

Në kërkesën e PS për përjashtimin e deputetëve evidentohen rolet e secilit deputet. Për Gazment Bardhin nënvizohet se goditi një punonjës Garde, Flamur Noka hodhi flakadan në drejtim të kryeministrit, ndërsa Bledion Nallbati e Flamur Hoxha ndezën zjarrin në sallë. 

“Deputeti Bardhi konfliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë. Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt Drejtueses së Seancës, Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Në mbyllje te seancës deputeti Flamur Noka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit”

Nallbati e Hoxha në kërkesën e PS thuhet se përmes flakadanëve të nxjerrë nga cantat e dy kolegeve Sorina Koti e Albana Vokshi, shkaktuan episodin e zjarrit. 

“Situata agravoi edhe më shumë në momentin kur deputeti Bledion Nallbati nxjerr një kuti të cilës sapo e ndezi mori menjëherë flakë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha këtë kuti e vendosi në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë. Kjo situatë shkaktoi panik dhe tek vetë deputetët e opozitës”

Por përjashtimet nuk do t’i pengojnë deputetët që udhëhoqën kaosin në seancën e kaluar, që të marrin pjesë në seancën e radhës e cila do të mbahet më 7 dhjetor, kur afati 10 ditor ka përfunduar. Megjithatë 4 deputetët mund të mos lejohen të futen të enjten në ambientet e kryesisë, për mbledhjen e radhës që Bardhi ka njoftuar me deputetët e grupit të tij dhe të Berishës. 

Seanca e 20 nëntorit u mbyll për 5 minuta pasi pr/buxheti kaloi me parim me 73 votat e PS mes kaosit që grupimi i deputetëve të Berishës dhe të Bardhit krijuan me tymuese dhe përmbysje të karrigeve. Deputetët e Rithemelimit shkuan herët në sallën e seancave plenare dhe përmbysën karriget e tyre pranë foltores, ku ishin rreshtuar punonjësit e gardës. Për herë të parë krahas tymueseve e karrigeve pirg, u pa edhe një vatër zjarri, që solli reagimin edhe të ndërkombëtarëve. Ambasada e SHBA, e Britanisë së Madhe, ajo gjermane, por edhe përfaqësia diplomatike në vendin tonë e Bashkimit Evropian, shprehën shqetësim ndërsa i kërkuan palëve të dialogojnë.

Kërkesë për marrje mase disiplinore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë nga Kuvendi katër deputetë të 'grupit të kaosit', 'falen' Vokshi dhe Koti (Emrat)

1700664422_kuvendi1.jpg

Sekretariati i Etikës ka vendosur për përjashtimin e katër deputetëve të opozitës cilët ndezën tymuese dhe i vunë flakë një tavoline në seancën e 20 nentorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024. PS kërkoi përjashtimin e 6 prej tyre por nuk janë përjashtuar vetëm dy gra deputete Albana Vokshi dhe Sorina Koti.

Ndërsa Flamur Noka; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi dhe Flamur Hoxha janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi.

 

Ora 14:20
PS kërkon përjashtim të 6 deputetëve që bllokuan Kuvendin, Korreshi: Turp nuk keni? Veproni si parti komuniste

1700659083_korreshi.jpg

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka kërkuar që mbledhja e Komisionit të Etikës që pritet të mbahet online sot në orën 15:00, të zhvillohet fizikisht. Duke e konsiderueshëm të turpshëm faktin që mbledhja po zhvillohet online, Korreshi kërkon që të jenë të pranishëm deputetët e opozitës për të cilët kërkohet përjashtimi nga seancat plenare për 10 ditë.

“Po pak turp nuk keni, prapë me online. Si anëtar i komisionit kërkoj që mbledhja të zhvillohet fizikisht. Kërkoj të njoftohen deputetët që kërkoni si parti komuniste t’i përjashtoni, të japin versionin e tyre të ngjarjeve. Na i keni bërë këto kërkesa si përshkrimi i sigurimit të shtetit”- shkruan Korreshin ë emailin zyrtar të dërguar ndaj Komisionit të Etikës.

 

 
Ora 13:15
Bardhi qëlloi me karrige gardistin dhe i dëmtoi dorën, Noka hodhi tymëse drejt Ramës! Zbardhet kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të Rithemelimit

1700494109_404307111709410087800985959619616402470101n.jpg

Zbardhet kërkesa e PS, përmes së cilës kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të Rithemelimit, pas kaosit që shkaktuan në seancën plenare. PS kërkon përjashtimin e PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës, Bledion Nallbatit, Gazment Bardhit, Albana Vokshit, Sorina Kotit dhe Flamur Hoxhës.

Në kërkesën e PS, thuhet se Bardhi ka qëlluar me karrige njërin nga gardistët, i cili u dëmtua rëndë në dorë, ndërsa Flamur Noka bllokoi foltoren me karrige, ndezi dy flakadanë. Në mbyllje te seancës Noka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit.

Sa i takon Bledion Nallbaiti, në kërkesën e PS thuhet se kërkojnë përjashtimin pasi ndezi flakadanë, të cilët i mori nga çantat e Sorina Kotit dhe Albana Vokshit. Ndërsa, Flamur Hoxha mori flakadanin nga Nallbati dhe e vuri në tavolinë duke dëmtuar pajisjen elektrike.

"E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit!

Përsëritja e situatave të vazhdueshme të bllokimit të seancave plenare nga deputetë të opozitës është e pa tolerueshme.

Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 20.11.2023, seancë dedikuar diskutimeve dhe votimit në parim të Buxhetit 2024 dhe Paketës Fiskale, pengoi zhvillimin normal të kësaj seance të rëndësishme duke mos lejuar të mbanin fjalën deputetët e Grupi: Parlamentar të Partisë Socialiste të cilët ishin regjistruar për të diskutuar. Ky skenar i përsëritur për të disatën herë nga deputetë të opozitës është në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin eSjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetë të opozitës që në nisje të seancës plenare bllokuan foltoren duke vendosur si barrikade para saj karriget e deputetëve.

Deputeti Gazment Bardhi mori karriget e deputetëve dhe i vendosi mbi faltore duke e bllokuar. Deputeti Bardhi konfliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë.

Deputeti Flamur Noka gjithashtu mori karriget të cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt Drejtueses së Seancës, Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Në mbllje te seancës deputeti Flamur Noka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit.

Deputeti Bledjon Nallhati nga vendi ku ulet merr flakadanë nga çantat e deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi të vendoseni mbi tavolinë dhe i ndez ato duke shkaktuar kaos në sallë.

Situata agravoi edhe më shumë në momentin kur deputeti Bledion Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti të cilës sapo e ndezi mori menjëherë flakë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha këtë kuti e vendosi në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë. Kjo situatë shkaktoi panik dhe tek vetë deputetët e opozitës”, thuhet në kërkesë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 12:36
Bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar ditën e nesërme në kryesinë e Kuvendit

1700334240_1693741324800061f4174d0c14a.jpg

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka njoftuar deputetët mbështetës të tij dhe të Berishës për mbledhje grupi parlamentar ditën e nesërme.

Në njoftim thuhet se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.

“Nesër, e enjte, në orën 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Kujtojmë që ditën e nesërme nuk do të ketë seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë pasi të hënën u mbajt seanca për buxhetin 2024, që u miratua me 73 vota në parim mes kaosit të shkaktuar nga Rithemelimi.