Pas transferimit të bujshëm te Napoli gjatë verës 2025, Kevin De Bruyne mund të ndërrojë skuadër pas vetëm disa muajsh. Mesfushori belg, i cili u dëmtua rëndë më 25 tetor në muskulin e bicipit femoral, vijon fazën e rehabilitimit dhe sipas mjekëve nuk do të rikthehet në lojë para muajit mars.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit napolitan po analizojnë mundësinë e shitjes së lojtarit në merkaton e janarit. Interesim nuk mungon, me disa klube nga Arabia Saudite që raportohet se janë gati të bëjnë lëvizje konkrete, pavarësisht situatës fizike të 32-vjeçarit.

Nga ana tjetër, De Bruyne po vlerëson të ardhmen e tij me kujdes, me synimin që të jetë plotësisht i gatshëm për Botërorin e ardhshëm, duke shmangur çdo rrezik për rikthim dëmtimi.

Aktualisht, mesfushori po vijon programin e rikuperimit dhe pritet të rikthehet në Napoli javën e ardhshme për të vazhduar trajtimin nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor italian.