U aksidentua minatori, arrestohen inxhinieri dhe tekniku në Bulqizë

U aksidentua minatori, arrestohen inxhinieri dhe tekniku në Bulqizë

Foto ilustruese

BULQIZË-Arrestohen nga policia një inxhinier dhe një teknik i minierës pas aksidentimit në punë të një punëtori ditën e djeshme. Të arrestuar janë Jakup Gurra 61 vjeç, banues në Tiranë me detyrë inxhinier, drejtues teknik miniere dhe Nerim Livani 57 vjeç, banues po në Tiranë me detyrë teknik miniere.

Dje në galerinë nr. 10 gjatë punës në galeri është aksidentuar duke marrë dëmtime në kokë punonjësi me inicialet B.P. 48 vjeç, (vagonist në minierë), i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve u arrestuan inxhinieri dhe tekniku për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë". Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër, për veprën penale " Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga neni 289, i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë