Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, njëri nga tre të rinjtë të cilët u aksidentuan më 19 janar në autostradën Milot–Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, Albert Togu, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në Spitalin e Traumës.
Ndërkohë, dy personat e tjerë, Albion Mamli dhe Romario Alija, ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti tip “Audi”, me të cilin ata udhëtonin, devijoi nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore gjatë tentativës për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër, i cili drejtohej nga një person në gjendje të dehur, që është arrestuar nga policia.
Komente










