Ka humbur jetën në spital 43-vjeçari Mareglent Asllani, i cili pak ditë më parë u aksidentua në aksin rrugor Elbasan-Peqin me një automjet tjetër që drejtohej nga një 26-vjeçare.

Asllani nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, disa ditë pas aksidentit.

Nga aksidenti mbeti e dëmtuar edhe 26-vjeçarja, që drejtonte mjetin me të cilin u përplas Asllani, por fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Sot, në aksin rrugor "Peqin-Elbasan", automjeti me drejtues shtetasin M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. A., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. F., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.