U aksidentua sot për vdekje në Tiranë, kush është 'Xubi’ i Yzberishtit, i akuzuar për vrasje të bujshme! Subjekt i OFL

U aksidentua sot për vdekje në Tiranë, kush është 'Xubi’ i Yzberishtit, i akuzuar për vrasje të bujshme! Subjekt i OFL

Fatmir Avdillari është përplasur sot për vdekje në një aksident  tragjik në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Nga dinamika e ngjarjes mësohet se 45-vjeçari i ka prerë rrugën një makine dhe më pas ka shkuar edhe është përplasur 'kokë më kokë' me një tjetër automjet. Nga dinamika duket që gjithçka ka qenë aksidentale dhe nuk ka pasur prapavijë kriminale. Fatmir Avdillari ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, deri te subjekt i OFL-së.

Kush është Fatmir Avdillari?

Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri,  ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”. Fatmir Avdillari së bashku me vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

Fatmir Avdillari  ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë. Në atë kohë 'Xubi' pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave.

Sipas policisë, Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Ai ishte ekzekutuar në janar të vitit 2008 në Greqi dhe më pas ishte djegur, në kohën kur vëllai i tij, Fatmir Avdillari ndodhej në burg. Por pavarësisht deklarimeve të 'Xubit' prokuroria dyshonte se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme.

Sapo ka dalë nga burgu, Fatmir Avdillari, i njohur me pseudonimin "Xubi" mblodhi të dhëna për vrasjen e vëllait dhe dyshimet e çuan tek Ardian Tahiri, ndaj të cilit u hakmor, duke e vrarë. Ndërkohë që pas daljes nga burgu, në 2017 u akuzua për trafik droge.

Ndërkohë që vëllai i 'Xubit' Ilir Avdillari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.


Lajmi kryesor:

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset për vdekje në Astir 'Xubi’ i Yzberishtit, i akuzuar për vrasje të bujshme! Një grua e plagosur dërgohet me urgjencë në spital


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Kush është i burgosuri shqiptar që u gjet i vdekur në qelinë e Malandrinos në Greqi, akuzat që rëndonin ndaj tij (EMRI)

Kush është i burgosuri shqiptar që u gjet i vdekur në qelinë e Malandrinos në Greqi, akuzat që rëndonin ndaj tij (EMRI)