U akuzua gabimisht nga 'Dosjet' si spiun, ish-diplomati fiton dëmshpërblim 25 milionë lekë

U akuzua gabimisht nga 'Dosjet' si spiun, ish-diplomati fiton dëmshpërblim 25 milionë lekë

Llesh Kola

TIRANE- Ish-diplomati Llesh Kola ka fituar gjyqin me Autoritetin e Dosjeve duke përfituar edhe dëmshpërblim për ngatërresën që AIDSSH i bëri duke e cilësuar bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit. Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi thotë se Kola së bashku me familjen fituan 25 milionë lekë dëmshpërblim ndërsa akuzon Autoritetin e Dosjeve se me ngatërrimin e identitetit që bënë i shkaktuan shtetit një dëm të madh financiar.

"Një dëm tjetër financiar i Autoritetit ndaj buxhetit të shtetit. Dëmeve buxhetore që rrjedhin nga kotësia e ekzistencës së një institucioni në shkelje me ligjin e arkivave, si Autoriteti për Informim në Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, iu shtua edhe një, i rrjedhur nga një vendimmarrje e gabuar dhe e panevojshme.

Me vendimin nr.3456, datë 16.10.2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka pranuar paditë e një diplomati, gruas dhe djalit të tij për dëmshpërblimin në shumën e 25 milionëve lekëve (ose rreth 200 mijë euro) nga AIDSSH për shkaktimin e “dëmit shëndetësor, biologjik, moral dhe ekzistencial”.

Si pasojë e veprimeve të gabuara, e dhënies së përgjigjeve me akte administrative, si vendimi nr.74, datë 20.4.2019, duke ngatërruar edhe identitetin e personit, AIDSSH i shkaktoi shtetit një dëm të madh financiar. Bazuar në Kodin Ndërkombëtar Deontologjik të Arkivistëve, prej nga ku rrjedhin shumë dispozita tona ligjore, për vërtetimin e dokumenteve nuk ka nevojë për akte administrative, por vetëm për njësimin me origjinalin.

Sa para ka harxhuar deri tani buxheti i shtetit për Autoritetin, domethënë para të çuar dëm, ishin ndërtuar dy arkiva qendrorë modernë të Ministrisë së Brendshme. E ndërsa nuk bëhet ky investim, me sa shihet veprimet antikombëtare e antishtetërore ndaj këtij arkivi nuk kanë të ndalur. Një shtet që nuk ndërton arkiva, që shqep fonde arkivore, që hallin e ka të bëjë filma për ta futur edhe aty veliajn e propagandës, merreni me mend se çfarë shteti është" thotë Dervishi. 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 26/10/2019 17:49

    Kam nje shqetesim qytetar. Ata qe merren me dosjet mund te mbajne ndonje pergjegjesi, qofte administrative me gjobe, ose pse jo, edhe penale sepse ben dy here dem. Nje qe i shkakton personit demtim te imazhit, dhe e dyta qe eshte me e rendesishme shkakton dem financiar ne buxhetin e shtetit i cili mbahet nga taksat tona..

    Përgjigju
  • O llesh: 26/10/2019 17:04

    Ne fakt autoriteti I dosjeve mund te kishte pasur te drejte Shume nga keta katoliket kane qene bashkepunetore te sigurimit Nje pjese te ketyre lekeve tja jape vjehres Marta mitrushit ish sekretares se partise te ish fermes ne Burrel asaj putanes Nuk e di a e ka gjalle.

    Përgjigju
    • Sokol: 27/10/2019 09:41

      O handrak, ca thu mor turk dreqi, c'lidhje ka feja me rregimin e meparshem, dhe shpifjet e gabimet e zyrtareve te paafte qe i bajne dam nje populli te tere!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve