GJERMANI - Gjykata e Nurembegut në Gjermani ka liruar nga burgu duke rrëzuar të gjitha akuzat një 54-vjeçar shqiptar, shofer i një kamioni ku u gjetën 644 kilogramë hashash.
54-vjeçari është arrestuar nga policia e Nurembegut prej muajit tetor 2013, duke dalë i lirë pas vendimit të gjykatës vetëm këtë të hënë.
Tashmë shqiptari 54-vjeçar do të marrë një dëmshpërblim të majmë për ditët që ka kaluar si i pafajshëm në burgjet gjermane.
Kapja e këtij kamioni shkaktoi shumë bujë, pasi policia bëri të ditur se kishte shkatërruar një grup që kishte trafikuar në total 5.6 ton hashash nga Shqipëria për në Europë gjatë viteve të fundit.
Droga e cila u gjet në kamionin e shoferit shqiptar ishte fshehur brenda një blloku graniti, që ishte 2 metra i lartë dhe 7 metra i gjatë me një peshë totale 20 ton.
Sipas prokurorisë, ai e ngarkoi granitin shtatë metër të gjatë dhe dy metër të lartë në Shqipëri dhe do e dërgonte në Holandë, por telefonatat e përgjuara nuk treguan se shqiptari e dinte për ngarkesën ilegale.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com