FIER- Ish-shefi i Antidrogës në Fier ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë. Dritan Zagani u arrestua më 3 Maj 2014, i akuzuar për trafik droge, ndërsa sipas organit të akuzës ai spiunonte tek një oficer i “Guardia Di Finanzia”. Zagani i mohon të gjitha akuzat, ndërsa ka thënë se “nuk kam shpërdoruar detyrën”.
Më parë agjenti i specializuar në fushën e anti-drogës në policinë e Fierit ka apeluar edhe vendimin e Gjykatës, por nuk u pranua. Sipas organit të akuzës shefi i antidrogës Zagani del në përgjimet telefonike duke komunikuar për çdo të dhënë që siguronte nga informatorët e tij në Fier e Vlorë, duke ia transmetuar një shtetasi italian, i cili as më pak dhe as më shumë është po ashtu përfaqësues i organeve ligjzbatuese italiane.
Përveç bisedave telefonike me zyrtarin italian, oficeri Zagani ka kundër vetes edhe transferta të një shpërblimi nga kontakti i tij në Itali, sapo ka përcjellë një informacion që ka sjellë bllokimin e një sasie droge në shtetin fqinj.
Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se komunikimi i oficerit shqiptar me oficerin italian pa një autorizim nga autoritetet shtetërore përbën shkelje të detyrës si punonjës policie, pasi ky informacion i marrë nga burimet e tij, sipas rregullores, duhej t’u përcillej eprorëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com