U akuzua për njëanshëmëri në ndeshjes Zvicër – Serbi, FIFA përjashton gjyqtarin gjerman

U akuzua për njëanshëmëri në ndeshjes Zvicër – Serbi, FIFA përjashton gjyqtarin gjerman

Gjyqtari i ndeshjes Serbi-Zvicër Brysh

Sipas mediave gjermane, FIFA i ka bërë të ditur Brysh se nuk do të drejtojë më në këtë aktivitet dhe ai është larguar nga Rusia, për t’u kthyer në vendlindje. Shkak për këtë vendim është fakti se ai refuzoi të shihte në VAR një episod ku duhej të jepte penallti për Serbinë, pas rrëzimit të Mitroviç në zonën zvicerane. Pas ndeshjes, ai u akuzua për gjykim të njëanshëm nga pala serbe e cila bëri një ankimim zyrtar në FIFA.

Kjo kishte bërë që ata të protestojnë ashpër në FIFA pasi që ajo ndeshje i eliminoi ata nga Botërori në Rusi. Edhe pse ish gjyqtari italian, Pierluigi Colina, që është shef i gjyqtarëve në FIFA, konsiderohet si një mbështetës për Brysh, megjithatë nuk ka arritur që ta mbrojë atë.

Sipas informacioneve të para, FIFA ka lajmëruar edhe Xhoel Aguilar (El Salvador), Szimon Marciniak (Poloni), Ravshan Irmatov (Uzbekistan) dhe Klement Turpin (Francë) se nuk nevojiten për vazhdimësinë e turneut, ndërsa pas çerekfinaleve do të bëhet një tjetër spastrim i “xhaketave të zeza”.

“Nëse kritikoheni dhe bëheni problem politikë, atëherë e keni të vështirë për të drejtuar një ndeshje”, kishte thënë njëri prej gjyqtarëve më të njohur te Botërorëve, Markus Merk për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, para se ta merrte FIFA këtë vendim.

Pas kësaj komisionet do të përcaktojnë gjyqtarë që kanë bindur në ndeshjet e kaluara për të gjykuar ndeshje që nuk do të dëmtonjnë imazhin e Botërorit Rusi 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian