Pas përgjimeve të gazetës gjermane Bild, mbi audio-përgjime mes grupeve kriminale në Shijak që dyshohen të përfshirë edhe në shitblerjen e votave, opozita jo parlamentare ka nisur sulmet ndaj ministres së Shtetit, njëherazi zëdhënëse të qeverisë, Elisa Spiropali duke e lidhur emrin e saj me një audio-regjistrim me sfond seksual.
“Thuhet se në përgjimet e radhës që do publikojë Bild, dalin nja dy heroina te punës socialiste, alias “rilindase”. Larg qofte të konfirmohen nga përgjimet qe pritet te publikoj “Bild”, informacionet qe kane qarkulluar ne Diber per aktivitetin e këtyre shoqeve te “rilindjes”…Megjithëse këta sorosianet nuk e kane problem prishjen e familjeve…", shkruante ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka.
Më tej, Elona Guri, anëtare e kryesisë së LSI-së, njeri i afërt me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ka bërë aludime edhe më të rënda.
“Dy fjalë për Elisën”: E ke provuar dhimbjen e pirunit… do prapë një pirun nga shefi jot, shtrëngo ushkurin se llastikun të është këputur. Mos u hallakat shumë se je dhe grua e martuar…Ups ju te rilindjes se keni problem”, shkruan ajo.
Këtyre akuzave i ka dhënë përgjigje sot në kuvend Elisa Spiropali, ku u votua ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të 30 qershorit.
“Sa për zagarët dhe qenushët që kanë nxjerrë për të më sulmuar i kthej përgjigje vetëm me vargjet e Poradecit: Shpirt katran që më qortojë janë qen që s’më kafshojnë", tha Spiropali.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
27.3%
-
Jo
64.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 1046
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali në Selanik takon shqiptarët, thirrje të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit: Me Greqinë po punojmë për pensionet dhe lejet e qëndrimit
26 Janar, 15:33
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Spiropali i shkon Begajt në Presidencë, në fokus zgjedhjet parlamentare dhe sesioni i ri parlamentar
13 Janar, 12:24
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor 2024, 18:53
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindje: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor 2024, 17:48
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti
21 Dhjetor 2024, 16:30
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor 2024, 15:36