Ditën e shtunë, Florika Ngucaj u 'masakura' në rrjete sociale për shkak të një videoje nga një nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës, ku ajo recitonte vargjet "Për Enverin, yll e dritë...", të cilat u komentuan gjërësisht si lavde për diktatorin komunist. 

Fragmenti ishte shkëputur nga një video më e gjatë ku Ngucaj, po tregonte një episod nga fëmijëria e saj, për të rrëfyer se si regjimi komunist i detyronte edhe fëmijët e familjeve të persekutuara të recitonin poezi propagandistike.

"Kur isha në shkollën 8-vjeçare vdiq diktatori. Unë isha nxënësja më e mirë. Vdiq diktatori dhe duhej të isha më e mirë. Babi, që e kishte të vrarë babanë nga diktatori, bëri një poezi aq të mirë e aq të bukur. Unë isha e tmerruar. Duhej ta mësoja përmendësh, se po të bëja figurë të keqe thoja se babin mund ta fusnin në burg. E mbaj mend si sot atë poezi", rrëfeu ajo para se të recitonte pozinë e ‘famshme’.

Por videot e shpërndara në rrjet nuk e kishin këtë pjesë të shpjegimit por vetëm pjesën e vargjeve pro Hoxhës. Florika është vajza e shkrimtarit Neki Ngucaj, familja e të cilit është persekutuar dhe internuar gjatë regjimit komunist. Aktiviteti, sipas Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Lushnjes, kishte pikërisht "qëllim të tregonte traumën e diktaturës që ka vuajtur kjo familje"

Në një sqarim në rrjete sociale  Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Lushnjës insistoi se videoja është shkëputur nga konteksti.

“Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë ka organizuar një aktivitet letrar-artistik i cili mblodhi bashkë intelektual dhe tenorë. Familja Ngucaj janë familje e persekutuar dhe të internuar. Të vuajtur dhe të detyruar të largohen jashtë vendit ata shprehen se plagët e regjimit i ndjejnë edhe sot. Vajza e tij Flora shprehet me ironi të thellë sesi komunizmi jo vetëm i vrau gjyshin, i persekutoi si familje por i përdhosi ndjenjat deri sa u detyrua të recitojë një poezi për Enverin se në të kundërt i burgosej babai. Frika, tmerri dhe trauma e regjimit reflektohet edhe në poezinë e tij. Lutem portaleve dhe medias përtej dëshirës për klikime dhe vlera sipërfaqësore t'i kthejnë sytë në elementin thelbësor të medias: Vërtetësi e lajmit” thuhet në reagim.

Edhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, reagoi për këtë çështje duke sqaruar se aktiviteti nuk ishte organizuar nga Bashkia, por nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, në kuadër të promovimit të librit të Neki Ngucajt, dhe se recitimi ishte pjesë e një dëshmie për indoktrinimin gjatë diktaturës, jo një aktivitet për glorifikimin e Enver Hoxhës.

Pavarësisht sqarimeve të organizatorëve, të Florika Ngucajt dhe të kryebashkiakes Eriselda Sefa, debati nuk është shuar.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i cili pati kritika për recitimin e poezisë në një institucion shtetëror tha të dielën se, edhe nëse videoja është shkëputur nga konteksti, recitimi i një poezie për Enver Hoxhën nuk duhej të lejohej në një institucion publik. 

"Qëndrimi im është i palëkundur. Të jesh i përndjekur nuk të jep të drejtën të recitosh në institucione shtetërore. Përfaqësuesit e institucionit që janë prezent nuk duhet ta lejojnë, pavarësisht çfarë quajnë ata kontekst", tha ai të dielën

U.D/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Laluci: 20/09/2026 16:35

    Ky Kardheshi i wc, kanaleve, shtyllave, plehrave në kazane, rrugëve të Lushnjes-Fierit për ti ekspozuar si byth qi** që është! Ky trap gjdoditë merret me gjetëje që qytetarë epa ndërgjegjshëm i hedhin nëpër rrugë ! Dhe ky bq gjdo ditë si qen nuhatë bon kotrollet ku ka plehs dhe i pasqyrën tik tok silegen byth lëpirës që është.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18

    Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?