U akuzuan se vranë 34-vjeçarin në Fushë-Krujë dhe e hodhën në kanal, zbardhet pse prokurori kërkoi zbutje të masë së sigurisë

U akuzuan se vranë 34-vjeçarin në Fushë-Krujë dhe e hodhën në kanal, zbardhet pse prokurori kërkoi zbutje të masë së sigurisë

Sajmir Miri dhe Indrit Ndoji

Një ditë më parë prokuroria kërkoi hetimin në gjendje të lirë të dy vëllezërve Sajmir dhe Landi Miri, të dyshuar për vrasjen e fqinjit të tyre Indrit Ndoj në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur më 21 tetor 2022.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se prokurori Florjan Binjaku ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë për dy vëllezërit Miri, pasi nga provat e administruara në vendin e ngjarjes, nuk dolën materiale të vlefshme për fajësinë e tyre. Konkretisht në atë kohë u morën si prova materiale një palë rroba që dyshoheshin si të lyera me gjak, një bisht cigarje që dyshohej se ishte e autorëve si dhe një shapkë,

Pas ardhjes së përgjigjes së ADN-së, rezulton që njolla në rrobat e marra nuk ishte gjak dhe se ADN-ja nuk rezulton e vëllezërve Miri. Për këtë arsye prokurori kërkoi zbutjen e masës së sigurisë për dy vëllezërit duke kërkuar për to detyrim paraqitje dhe mos lejimin e largimit nga Shqipëria.

34-vjeçari Indtrit Ndoj kishte thyer masën e arrestit shtëpiak, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pranë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbi jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë. Gjatë gjithë fazës së hetimit, vëllezërit mohuan mohuar të jenë autorë të vrasjes.

Ata u vunë në pranga pasi trupi i 34-vjeçarit u gjet i pajetë buzë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbi jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë. Trupi i pajetë i viktimës u gjet më 21 tetor 2022 në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce