U arratis në 1997, arrestohet në Korenë e Jugut Ervin Shahini! U dënua me burg përjetë për vrasjen e taksistit dhe 4 plagosje

U arratis në 1997, arrestohet në Korenë e Jugut Ervin Shahini! U dënua me burg përjetë për vrasjen e taksistit dhe 4 plagosje

Seul - Një 50 vjeçar i dënuar me burg për jetë është arrestuar në Korenë e Jugut me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë ku do të vuajë dënimin.

Ervin Shahini, vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995. Ai u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje. Ishte arratisur në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.

Sipas policisë në atë kohë  faturonte taksitë dhe vriste shoferët me qëllim grabitjen.

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:
Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë. Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:

-              më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.

-              më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;

-              më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;

-              më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.; informoi sot Policia e Shtetit. 

50 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Arrestimi në Republikën e Koresë u realizua në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)). Gjatë operacionit policor të koduar “Suporti” u bë i mundur lokalizimi në Kore, - dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin - i Shahinit i cili u arratis gjatë  trazirave të muajit mars të vitit 1997 dhe u largua në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

50 vjeçari rezulonte se jetonte në Kore duke përdorur identitetin e një shtetasi tjetër për t’iu shmangur arrestimit.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Seulin, vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 30/01/2024 19:43

    Ky plehre do vuaj denimin e merituar dhe kushdo qe ka bashkpunuar me ate, jam i sigurt qe do dali ne skene tani.

    Përgjigju
  • Refugjat: 29/01/2024 20:42

    Kush eshte kjo familje e shkelqyer. Dhe ku jetojne tani ? Pyes kot per nje shok.

    Përgjigju
  • Toni: 28/01/2024 01:20

    Atere i therisnin Ervin Greku, e ka pas shpine te ruga Naim Frasheri, ka qene cune I urte, dhe familje te shkelqyer. When you do the crime you have to do the time.

    Përgjigju
  • abc: 26/01/2024 13:21

    ky hale duhet vrare,,..asnje meshire per te..

    Përgjigju
    • Taksisti: 26/01/2024 15:10

      Ska faj se i kemi rritur i cik cmimet kohet e fundit

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin