Çili: S'kam ndikuar tek asnjë gjyqtar! Apartamentet në Velipojë m'i dhuroi Fishta! Për 1 mln eurot për çështjen 'Aliko' ishim në negociata! (VIDEO)

TIRANË - Për herë të parë pasi u lirua nga Gjykata e Përmetit me masë sigurie "detyrim paraqitje" për disa akuza, botuesi i njohur dhe pronari i UET-së Henri Çili, foli publikisht në një konferencë për mediat, ku mohoi që të ketë takuar ndonjëherë gjyqtar apo funksionar të lartë të drejtësisë, për të ndikuar në çështje që studio ligjore që ai ka në pronësi kishte marrë përsipër të zgjidhte.  Çili, pronar me 75% të aksioneve në studion ligjore "Legal Studio", tha se ka takuar gjyqtarë e funksionarë të drejtësisë për shkak të pozitave të tij shoqërore si botues i njohur, por se asnjëherë nuk ka ushtruar ndikim tek ta.

"Nuk kam takuar asnjë gjykatës, asnjë përfaqësues të sistemit të drejtësisë, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar për këto dy çështje asnjë gjykatës dhe funksionar të sistemit të drejtësisë, dhe në jetën time nuk kam takuar asnjë gjyqtar dhe funksionarë për të ndikuar në një proces të ardhshëm gjyqësor. Në pozicionet e mia të shumta si akademik, botues mik, etj etj, unë mund të takoj kategori të ndryshëm personash, përfshi edhe njerëz të drejtësisë, por në lidhje me këtë nuk kam tkauar absolutisht asnjë person", u shpreh Henri Çili.

Henri Çili tha se i mbetet prokurorisë barra e provës për takimin e pretenduar mes tij dhe drejtuesit të një organi të lartë të drejtësisë, ku organi i akuzës pretendon se funksionari i ka premtuar Çilit që dy çështjet që ai kishte në dorë, do të ishin në 50 dosjet e para për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, kur ajo të ngrihej. "Prokuroria tmë dëshmojë se kë kam takuar se cfarë kam bërë dhe unë dotë jap përgjigjen time",  - theksoi Henri Çili

Pronari i Universitetit Europian të Tiranës pranoi se ka marrë dy apartamente dhuratë në Velipojë nga biznesmeni shkodran Sait Fishta, por tha se gjithçka është e ligjshme. Ai shtoi se ka paguar taksën për dhurimin e pronave, tek të cilat do të investonte për projekte sociale në kuadër të UET-së. Kontaktet me biznesmenin, Çili pranoi se i ka lidhur nga Adil Aliko, babai i Arbjon Alikos, të dënuar përjetë për vrasjen e policit Ibrahim Basha në 2015-ën në Lazarat.

"Dhurimi i dy njësive të shërbimit nga ana e sipërmarrësit Sait Fishta në kompleksin Fishta në Velipojë është bërë me vullnet të lirë, është kryer në konform të ligjit, janë paguar taksat, dhe është kryer në funskion të një koperimi të ardhshëm mes meje si sipërmarrës dhe kompleksit Fishta në qytetin e Velipojës, konkretisht kemi folur me zotin Fishta për ide dhe projekte për  të zhvilluar kushte trajnimi, shkolla vere, aktivitete të ndryshme. Është e vërtetë që kontakti me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore me një nga klientët e mi, por konteksti dhe arsyeja e dhurimit janë krejt tjetër, dhe nuk lidhen fare me shpërblimet e drejtpërdrejta apo të tërthorta për çështjen Aliko.  Çfarë fshehje ka të dhurosh një pronë të ligjshme? Taksa e dhurimit dhe e shitjes është po e njëjtë", tha Çili.

Henri Çili mohoi një më një akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se nuk ka mashtruar njeri, nuk ka falsifikuar dokumentet, dhe nuk ka fshehur të ardhura dhe sqaroi dy dosjet e marra nga studio e tij ligjore.

Feti Yzeiraj i dënuar me burg përjetë për vrasje, ishte çështje emergjence pasi duhej kapur afati ligjor që vendimit të Apelit t'i bëhej rekurs në Gjykatën e Lartë. Ndërsa për çështjen e Arbjon Alikos, Henri Çili tha se ishte ende në fazë negociatash me familjarët e tij dhe se nuk ishte firmosur kontrata. Edhe pse studio e tij nuk kishte caktuar ende listën e kostove që do të kishin shërbimet ndaj klientëve, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta e pyeti botuesin nëse janë të vërteta se Adil Alikos i është kërkuar 1 milionë euro për çështjen, që siç thuhej në dosjen hetimore u negociua deri në zbritjen e në 750 mijë euro. Ai nuk e mohoi këtë fakt, por tha se gjtihçka ka qenë në nivel negociatash e diskutimesh, pasi dosja e Arbjon Alikos ka 13 të pandehur dhe ka aq dokumente sa mund të mbushin një kamion siç Çili u përpoq të argumentojë vlerën e madhe që mund të jetë kërkuar.

"Së pari, unë jam i përfshirë në çështjen për të cilën dyshohem, jo si pronar i UET dhe botues, po si ortak në firmën legale ku kam 75% të aksioneve më 8.5.2019. Duke pasur interes të ligjshëm si ortak, kam takuar parangociuar, dhe negociuar, ndërmjetësuar me persona të ndryshëm në funksion të kontratave për shërbime juridike dhe konsulencash të tjera që ofron cdo studio legale. Veprimi im në kuadër të kësaj studioje, kishte ende një karakter përgatitor për të ndërtuar një sistem tarifash, komisionesh, marrëveshjesh, për shërbimet  në funksion të kontratave për shërbime, ishte një kompani e re. Specifika ime ishte marrja përsipër edhe e fushatave komunikimit mediatik tek organizatat e të drejtave të njeriut, për shkak të specifikës nga ish profesioni si gazetar. Nuk kam kryer asnjë veprim të ligjshëm, nuk kam mashtruar askënd. Është marrëdhënie shërbimi mes studios legale dhe personave të kontaktuar, janë bërë kontakte dhe biseda me familjarët për të arritur në një kontratë për shërbime juridike në një moment të dytë, në funksion të mbrojtjes klientëve të ndryshëm për cështje në shkallën e tretë, si rasti i dy çështjeve. Nuk kam fshehur asnjë të ardhur, sepse në dy çështjet që dyshohem, nuk kam bërë asnjë arkëtim dhe kontratë shërbimi në studion ligjore se kemi qenë në fazën e negocimit dhe nuk ishte konkluduar kontrata", tha ai.

Henri Çili theksoi mes të tjerash se do të ishte më mirë që të të ishte hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk është person i rrezikshëm. Ai shtoi se çështja e tij duhej të ishte ndarë nga të tjerët, duke marrë parasysh që nuk ka pasur asnjë precedentë më herët, sa të vihej përballë të akuzuarve për vepra të rënda, përfshirë edhe trafik droge.

"Gjatë gjithë këtyre ditëve shtypi dhe media është mbushur me versionin e prokurorisë ose policisë dhe besoj se ishte më minimalja të them versionin tim brenda rrethanave të vendimit të gjykatës së Përmetit të ditës së diel. Ditën e enjte, më 27 shkurt, unë dhe dy të punësuarit e mi, avokatët Betim Shkupi dhe Ilir Korbi jemi ndaluar në shkelje të rënda procedurale, kur unë personalisht dhe ata po ashtu, nuk kishim pasur asnjë precedentë penalë në jetën tonë. Nuk kisha asnjë rrezikshmëri për t'u larguar, të prishja provat për shkak se kisha qenë në përgjim prej muajsh, apo të bëja një krim tjetër. Mosthirrja normale, por ndalimi dhe pastaj arrestimi ishte i pajustifikuar në rrethanat kur një person ndalohet pastaj njihet me akuzën.  Vendimi i Gjykatës së Përmetit e hodhi poshtë masën duke normalizuar disi situatën, dhe sigurisht do kishte qenë më mirë hetim në gjendje të lirë sepse nuk kam asnjë lloj rrezikshmërie. ", u shpreh botuesi i njohur.

Pronari i "Legal Studio" tha se nuk ka informacion që e gjitha të jetë një proces politik, por theksoi se tashmë që çështja e tij kaloi në SPAK, pasi Gjykata e Përmetit shpalli moskompetencë, do të hetohet nga prokurorë që e kanë kaluar vettingun. Ai tha se do ta apelojë masën, do të kërkojë pafajësi dhe dëmshpërblim. "Unë nuk mendoj se jam viktimë e ndonjë procesi politik. Mendoj se kemi të bëjmë me cilësinë skandaloze të sistemit të drejtësisë së vjetër në Shqipëri. Gjykatësi dhe prokurori janë ende pa futur në procesin e vetingut, me një protagonizëm të sëmurë lokal të segmenteve të drejtësisë. Është një proces i pakuptimtë për të qenë i qëllimshëm, aq më pak politikish. Po shkaktohet një dëm shumë i madh shoqërisë shëiptare, se dëmshpërblimet paguhen nga xhepat e shqiptarëve. Ka dicka për t'u ndaluar këtu nga organet e reja të drejtësisë, për të kuptuar vërtetë se në cfarë gjendje është cilësia e dhëniës së drejtësisë në këtë vend", përfundoi ai.

Dosja ‘’Mezhgoran’’ aktualisht ka kaluar pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, e cila pritet që javën e ardhshme të rivlerësojë masat e sigurisë dhënë nga Gjykata e Përmetit ku Çilin e la me "detyrim paraqitje".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
1 milionë euro në përgjime?! Përgjigjet Henri Çili: Ishte diskutim për vlerën e 13 të dënuarve...Janë kamionë me dokumente

Teksa tha se nuk ka lidhur kontrata për shërbime juridike dhe ishte ende në neogicata me familjarët e të dënuarve përjetë Feti Yzeiraj dhe Arbjon Aliko, të dy me rekurs në Gjykatën e Lartë, Çili u përgjigj edhe për 30 mijë eurot që flitet se ai ka marrë nga familjarët.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta e pyeti se nga doli kjo shumë kur ende nga studio ligjore nuk ishin vendosur se sa do të ishin tarifat për shërbimet konkrete. Botuesi Henri Çili tha se kjo shumë ishte për shumë e disktuar për shumë çështje në total.

"Unë deklarova në lidhje me fshehjen e të ardhurave, që nuk kam fshehur asnjë të ardhur, pra as kam marrë as kam kthyer para në lidhje me këtë çështje. Ishim me dy cështjet përkatës dhe më cështje të tjera, në proces negociate. Çfarë janë këto shuma? Këto shuma nënkuptojnë një diskutim të cilin nuk ka sens që të hymë në detaje çfarë është diskutuar se janë bërë shumë takime. Çështja e parë është një cështje komplekse me 13 të dënuar, dhe me siguri për kompleksitetin që ajo ka dhe vlerësimit të ekspertëve të mi, sepse unë nuk jam profesionist i fushës, unë jam pronar mazhoritar i studios ligjore. Dhe si i tillë kam të njëjtat tagra dhe mbrojtja që kanë avokatët për negociata, konfidencialitetin etj, janë të tilla që deri në shkallën e tretë teorikisht mund të shkonin deri në një X kufi të cilin unë sot nuk e mbaj mend se kanë qenë diskutime të ndryshme. Është një diskutim për një person, për 13 persona, por totali i çështjeve të kësaj natyre, përshembull unë do të them një detaj, mendohet që janë kamionë me dokumente, çështja është komplekse, e madhe me shumë elementë dhe persona. Por kush e ka caktuar në Republikën e Shqipërisë një kufi të kontratave? Askush, palët negociojnë, aq më tepër që ishim në nivel diskutimi", tha Çili.

Ora 12:47
Cili: Do doja që çështjet e Feti Yzeirajt dhe Alikos të gjykoheshin të parat, por nuk kam ndikuar tek gjyqtari

Henri Çili tha se nuk e di se kush është fakti që ka krijuar gjithë këtë keqkuptim sipas tij, por e sigurt është se takimi në hotel Tirana me një gjyqtar siç pretendon prokuroria, nuk ekziston.

"Kjo çështje në Gjykatën e Lartë ka hapësirë të madhe për t'u dhënë drejtësi e cila nuk është dhënë në shkallët e mëparshme, pretendojnë të dënuarit. Fajtor është dikush që dënohet me një vendim të formës së prerë. Si qytetar moralisht jam për ndëshkimin më të rreptë brenda ligjit të çdokujt që qëllon një punonjës policie, por kjo përmes një procesi të drejtë dhe të rregullt.

Kur një Gjykata e Lartë nuk ekziston, kur stoku i dosjeve është i tillë, është absurde të mendohet ushtrimi i këtij ndikimi, edhe sikur të kishte qëllimi im, që nuk ishte qëllimi im.

Sipas procedurave ligjore, ekziston mundësia e përshpjejtimit për çështje të rënda që psikologjikisht e përjetojnë dënimin e përjetshëm. Është një hapësirë ligjore të kërkohet përshpejtimi i çështjes. Është gjëja më e logjike e botës, bën pjesë brenda tagrit ligjor. Përshpejtimin e kam kërkuar, a ka mundësi të ishte çështja e parë. Por nuk kam takuar askënd për asgjë, nuk ushtruar asnjë ndikim. Unë do të kisha qejf që ajo të ishte cështja e parë e Gjykatës së Lartë, ose e dytë, dhe do të përpiqesha nëpërmjet procedurave të përshpjetimit që kjo të ndodhte", tha Çili.

Ora 12:37
Çili: Nuk kam informacion që është proces politik, në SPAK do hetohem në prokurorë me veting

1583407713_cili.jpg

Po përse u arrestua Henri Çili sipas versionit të tij? Ai gjithçka e quan cilësi të dobët drejtësie nga gjyqtar e prokuror që nuk kanë kaluar vettingun.

"Unë nuk kam asnjë informacion që jam viktimë e një procesi politik, dhe nuk mund të them të kundërtën. Është shumë mirë që cështja ka ardhur në SPAK dhe kjo tregon aprofesionalizmin e jashtëzakonshëm të akuzës. Që nga janari cështjet për ndikim të zyrtarëve janë objekt i SPAK. Kjo cështje kishte dhe një moskompetencë lëndore, ky objekt nuk mund të hetohej nga një organ lokal i drejtësisë. Është mjaft mirë që cështja ka ardhur në SPAK, ku të paktën, do ta provojmë, do ta shohim, kemi më tepër besim në profesionalizimin, kompetencën dhe kemi minimalisht prokurorë ose gjykatës të vetuar. Unë jam jashtëzakonisht i bindur për pafajësinë time dhe besoj se sistemi do ta konfirmojë, se e gjitha ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston", tha Çili.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 06/03/2020 12:34

    Nuk ka njeri qe te dhuron shtepi e patjeter nuk ka ne bote njeri qe te dhuron 2 shtepi.Kto rrena vetem ekipi I emisionit "opinion" I beson.Ndersa Shkodra e din mire "se si ta mat koken S.Fishta" e aq ma teper qe behet fjale per dollar,euro apo lek.Korrupsionin e quan drejtesi e drejtesin "veprim I shpejtuar"

    Përgjigju
  • Beni: 06/03/2020 03:44

    Futja ne rrena.Seiti,ne fakt ja dhuroj per qejf Çilit apartamentet,se i lindi ne zemer.Edhe kete here,si perhere.Drejtesia albaneze,eshte njish.

    Përgjigju
  • Iris: 06/03/2020 00:39

    Nje keshille per z.cili:kur je ende nen hetim mos bej deklarata pa pranine e avokatit se inkriminohesh me keq.2)Argumenti per dhurimin e apartamenteve nuk vlen.3)Z.Fishta duhet te jape shpjegimet e tij.Nje menyre per falje te tilla eshte kur quhet si forme zbritje taksash qe behet nga bizneset,por nuk e di ne se Shqiperia ka ligje te tilla.

    Përgjigju
  • ymeri: 06/03/2020 00:00

    SHK******E NJERI je o Cili ,,,ti dhuroi fishta ty apartamentet se je fytyre e bukur prandaj…..ne burg te shkosh legen,,,ke turi ti te besh universitet,,injorant…..si mund te shkojne studentet tek ky matrapaz e ti japin leket….turp..turp..

    Përgjigju
  • vjeshta: 05/03/2020 21:30

    Fishta s'tjep gurë me Ca kryet,Jo me të falë 2 apartamente

    Përgjigju
  • Drejtesi: 05/03/2020 21:13

    Perfundimisht u gropos ceshtja se me cilin gjyqtar ka bere Cili pazare te pista. Kjo quhet mafie, Omerta. Heshtje nga Policia e Shtetit, Heshtje nga Prokurori qe firmosi urdher arrestin me kete akuze dhe heshtje nga gjyqtarja. Heshtje nga njesia qe kreu pergjimin. Pra jane shume "heshtje"! Kush ka nje fuqi te tille per te mbyllur gjithe keto goje? Askush pervecse mafias. Urime te dashur shqipetare, jemi kthyer si ne siciline e viteve 70 -90.

    Përgjigju
  • luani: 05/03/2020 18:05

    o mut i degjeneruar qe vjen era!Qenke me shume fat ti qe per nje "biznes" te ardhshem te te dhurojne prona me vlera kaq te medha ty,o koke e dijes ne shqiperi! Ti je nje kokerr mafjozi qe se ke shokun,por s'ke faj ti kur sheh presidentin,Berishen e te tjere,ps budalla je ti qe te mos xhvatesh e te korruptosh me parate e te tjereve gjyqtare,prokurore e politikane?Ti u bere pronar i gjithe atij universiteti ,fabrike diplomash... e te mos gjesh menyren te korruptosh nje gjyqtar?!Ne burg ta lesh frymen o kulish i ndyre i ketij palo sistemi te korruptuar qe kemi!?Ke dhe fytyre e me del prape ne Tv si i dhjere e i permje.Zuzar burre!

    Përgjigju
  • Juli: 05/03/2020 17:47

    Si Zyre e re juridike, dy apartamente e prona shume more , dhe te premtonin 1 milion euro per shume te denuar. Per ty dhe kunatin tend enver hoxha ishte ilac...

    Përgjigju
  • Krundja e fushe labinotit: 05/03/2020 16:30

    Fshatar do vdesesh o krunde e vogel me emer borxh

    Përgjigju
  • ç'fare tragjedikomedi alla arnaudistan: 05/03/2020 15:59

    Sa te mire qe jane shqiptaret. Njerezit me doreleshuar dhe babaxhane ne te gjithe Boten. Ata te falin edhe apartamente, edhe vetura edhe bile te tjera e te tjera... Ne fakt edhe une shqiptar jam e kam jetuar jo pak ne Shqiperi, po s'me ka falur kush kurre asnje gje, as edhe nje stilolaps?!!.... Po tani na ka ndodhur magjia... Shqiptaret qenkan bere xhumertat me te medhenj te rruzullit?!!....

    Përgjigju
  • Tosi: 05/03/2020 15:22

    Me ftyr Jude e ftyr te keqe skam pare ne bot . Pse ti dhuroj ty fishta pallatet e nuk mi dhuroj mua ??

    Përgjigju
  • Esc: 05/03/2020 15:19

    Po ç'janë këto diotësira që s'i ha njeri 1 milion euro për 13 veta, pra gati 80 mijë euro për person + apartamente të falura e plus ju e dini ç'keni nga mbrapa...Para të tilla janë para korrupsioni që ju t'i lironi nga burgu i përjetshëm duke bërë pazare me gjyqtarët, nuk janë për mbrojtje se ata tashmë janë të dënuar, s'keni ç'tu mbroni më...negociatat tuaja bëjnë qartazi fjalë për lirim nga burgu përmes pazarit me gjyqtarët dhe për këtë do shërbejne gjykimi i shpejtë i dosjes në Gjykatën e Lartë. Po në këtë vend dhe ju si gjithë të tjerët në shtëpi do shkoni, burgjet janë për të vobektit dhe të varfrit...kështu që vazhdo me këtë mbrojtje që veç teje, nuk e ha kush...

    Përgjigju
  • Xha Teme: 05/03/2020 15:18

    Futjani koken ne morsete kesaj vemje te ndyre tranzicioni. Ky eshte prototipi i "njeriut te ri" te sh***dhatokracise pas 1990 qe ben pazare te ndyra per te lirruar kriminele duke shkelur mbi gjakun e Ibrahim Bashes dhe shokeve te tij qe kane dhene jeten per interesat e Atdheut. Barku qe pjell Henri alias Naim ende nuk eshte shterpezuar.

    Përgjigju
  • Ilir: 05/03/2020 15:12

    Saliu... Fshatar, iliri... Fshatar,gruaja e ilirit po ashtu. frangaj... Rrote katundari, ai gangoja milioner qe shantazhonte Bollinon... bashke me te vellane... Katundare, edhe miqte e Tyre ne foto... Gjithashtu katundare, KY cili Rrote provinciali katundar, ish kryeprokurori i ilirit, llalla kokrra e katundarit etj etj etj... Na mbyten... E te gjithe te mbuluar nga dhurata e dhurues...!!! Na ishte nje here nje ujk me emrin enver, qe keta katundare-katilare, qener e zagare, i mbante lidhur, vinin me vize ne qytet. Keta 30 vjet ishte yryshi I Tyre e tani po i vjen fundi... Shyqyr!

    Përgjigju
    • Shqip: 06/03/2020 07:26

      Shtet katunaresh per katunaret. Prandaj nuk behet.

    • vjeshta: 05/03/2020 21:34

      Ta paskan shkërdhy nanen fshatarët! U lumtë pyka. A e ke pyet t'tam pse i pëlqen kaq shumë pyka e fshatarëve? A e din si: provoje edhe ,saaaa pak.... Ndoshta ta ka qejfi,si sat'ame.

    • One: 05/03/2020 17:28

      Enveri vrau te gjithe qytetaret (te shkolluarit) dhe vuri ne krye injorantet dhe katunaret. Por ke te drejte me konstatimin e ketyre qe jane tani. Ne gjithmone i kemi urryer intelektualet dhe te edukuarit, mbase tregon shume per ne si popull

    • TTT: 05/03/2020 16:31

      SAKTE!

    • Labi: 05/03/2020 16:09

      E sakt barbar te pafytyr ngrihu o enver

  • Beslikja: 05/03/2020 15:12

    O henri me vjen shum keq kjo qe te ka ndodhur dhe me ka lindur ne zemer te te dhuroj dhe un ndonje apartament..biles biles po mendoj vet te rri pa shpi dhe te ta dhuroj ty per keto padrejtesi qe po te bejne. Bej dhe ti shqiponjen me 2 duar qe te besojn kta kokpalaret e tjere

    Përgjigju
  • Genti: 05/03/2020 14:37

    Keni inot ju pse i falin Ganiut (Henrit) Apartmente aty te plasni kur si jeni pershtat ktij veni. Per me teper perkrahni ato qe i mbyllin syt si majtas dhe djathtas

    Përgjigju
  • Bobi: 05/03/2020 14:31

    Po si more kelysh, do dhe te marresh para nga ky popull!! Ti duhet te ishe prej kohesh ne burg. Me ato diploma qe jep dhe gjithe ato manovra me bankat etj. Te te lene ne burg ishalla. Se ku popull nuk te ka asnje detyrim.

    Përgjigju
  • Pyka: 05/03/2020 13:54

    Realitet shqiptar...

    Përgjigju
  • NASTRADINI HENRI ÇILI: 05/03/2020 13:30

    O Nastradin Hendri po kush të fal sot në ktë Bot s'të fal vllai jo bota. Po çfar kujton ti o Nastradini Çili që njerzit jan budallenj e ti zheni o kaci. Njerzit jan më të zgjuar se ty po nuk jan batakçi si ty o Nastradini Gramshit.O pik e zez çe ka gjet Shqiprin.

    Përgjigju
  • Ilo: 05/03/2020 13:29

    Po si nuk me dhuron njeri mua nje shpi, jo disa...!? Sa fat qe kane ca njerez...! Ku nuk eshte dhe ndonje bukurane...!

    Përgjigju
    • beni: 05/03/2020 15:14

      po pra as mua sme dhuron njeri shtepi, mezi bera nje shtese...

  • Qatip: 05/03/2020 13:19

    Po mua si sme dhuruan nje apartament ore eeee? Si sdoli njeri tme thot dhe mua na ore nje apartament se e ke dhurat se je burr i mire shum

    Përgjigju
  • Faik: 05/03/2020 12:49

    ASNJË NJERI NUK të DHURON GJË në KAPITALIZËM , në qoftëse NUK ka KRIM ose MEGA KORRUPSION në mes !!!!! E more vesh O MOTËRQIR nga Gramshi!!! DORËZO GJËNË e VJEDHUR , sepse je KRTIMINEL , BANDIT , KUSAR dhe KRYEHAJDUT , që BYTHLËPIRJEN e ke Program Personal ndaj çdo QEVERIE !!! DORËZO GODINËN e Universitetit EUROPIAN të Falimentuar , që e ke GRABITUR me 1 €URO të vetme , kur PD KRRIMI nxori Ligjin "SHQIPËRIA 1 €URO për BANDITËT dhe HAJDUTËT" !!! GODINA e Universiretit CRIMINAL EUROPIAN ka qenë ISH RROBAQEPSIA E MINISTRISË së MBROJTJES dhe ASET SHTETËROR që i Përkiste gjithë PUPULLIT SHQIPTAR , por që ti KRYEKRRIMINEL Henri NAIM Çili e GRABITE në bashkëpunim me HORRAT dhe KRRIMINELËT e PD KOKAINËS dhe LSI PLAÇKITJES !! SPAK dhe BKH është në PROVËN më të madhe për EKZISTENCË SOT , JO NESËR !!! KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM i gjithë PASURISË së PATUNDSHME dhe LLOGARIVE BANKARE të KRYEHAJDUTIT dhe KRYEBANDITI me KOLLARE Henri NAIM ÇILIT , që kërkonte AMNISTI për KRYEHAJDUTËT e KORRUPSIONIT SHTETËROR 30 VJEÇAR , nëpër STUDIOT TELEVIZIVE të KRRIMIT të ORGANIZUAR !!! SPAK , SPAK SPAK SPAK SPAK SPAK duhet të VEPROJË SOT

    Përgjigju
  • Leo: 05/03/2020 12:42

    Ato i ke nga fishta qe i njef nga aliko, po jo skane lidhje fare. Ashtu ka qelluar. Legen burr mashtrus

    Përgjigju
  • XXX: 05/03/2020 12:42

    O surat bibe, o fshatar i ndyre, si ore ti falkan ty apartamentet e leket ashtu kot me kot. O....

    Përgjigju
  • Cili: 05/03/2020 12:40

    Po kur eshte arrest shtepie si ka mundesi ky kryehajdut te dale ne konference ne Rogner!!!!! Po per se ti fali apartamentet ne Velipoje per syte o bukur o maskara i ndyre,mos i hengsh qe luan me gjakun e nje te vrari per perfitime familjare o i babezitur.

    Përgjigju
  • Shoqja Kotes: 05/03/2020 12:35

    Oohhh... Cu kenaqem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër