U arrestua në Greqi për trafik droge, në Fier i sekuestrohet llogaria bankare 30 mijë euro (EMRI)

U arrestua në Greqi për trafik droge, në Fier i sekuestrohet llogaria bankare 30 mijë euro (EMRI)

Policia Fier

FIER- Prokuroria e Fierit ka vendosur sekuestro preventive mbi një llogari bankare në emër të Armando Bregasit, i arrestuar në Greqi për trafik droge.

Bëhet fjalë për një llogari bankare me 30 mijë euro që dyshohe se se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të kryera nga një 30-vjeçar.         

30-vjeçari, i arrestuar në Greqi, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Organizata kriminale".   

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

I arrestuari rezulton anëtar i një grupi të trafikut të drogës zbuluar në Greqi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Dritan Dajti lë qelinë për disa orë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

Dritan Dajti lë qelinë për disa orë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës