DETAJE/ Kush është Evis Berberi, krahu i djathtë i Belinda Ballukut! U tremb kur SPAK i vuri prangat! I gjejnë 4 mln lekë cash në banesë

Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, në të njëjtën kohë Ministre e Energjisë, dhe pse ishte informuar për një arrestim të mundshëm nga SPAK që prej një viti e mbante në vëzhgim, kur agjentet e BKH iu afruan dhe i vendosën prangat, pranë shtëpisë së tij, u trondit. Burime për Report TV, tregojnë si ai u frikësua, dhe për një moment kundërshtoi.

Berberi, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, edhe pse ishte përfolur për dorëheqje nga posti, në të vertetë deri dy orë para arrestimit ndodhej në zyrën e tij.

Imazhi i Berberit është pak i njohur në publik, por në inspektimet e rrugëve nga Belinda Balluku, ai, një djal i ri, qëndron gjithnjë pranë saj, në krah të djathtë, duke e informuar për ecurinë e projekteve nga unaza e madhe e Tiranës, rruga e Arbërit, tuneli i Llogarasë apo rrugët e tjera në vendit. Rrugën drejt krimit, sipas hetimeve, Berberi duket se e nisi, kur u emërua këshilltar e Ballukut, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me shitjen e kompanisë “ Daam ”sh.p.k,” në vitin 2019, ku dyshohet për transferim fiktiv me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit. Spak e akuzon Berberin për për veprat penale: “Korrupsion pasiv dhe pastrim parash kryer në bashkëpunim.

Dy miqtë e tij, biznesmenë, u arrestuan menjëherë pas Berberit.  Valter Begaj, që u gjet në studion e tij tek “Piazza”, akuzohet nga Spak për Korrupsioni aktiv e pastrim parash, kryer në bashkëpunim. Miku tjetër i Berberit, Ervis Lami, i cili u arrestua në shtëpi, në Kodër Kamëz, akuzohet njëjtë si Valter Begaj.

Gjatë kontrolleve në banesën, nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së iu janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, dhe sasi parash mbi 15 mijë euro, 3 mijë paund dhe 1.4 milionë lekë. Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi pretendon të jetë artist duke pohuar se i kishte bërë vetë ai dhe se nuk ishin blerë.


Lajmi kryesor:

Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro


M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)