TIRANË- Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës, është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ish-kryebashkiaku socialist, ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Alla e ankimon, pezullohet vendimi i Këshillit të Ministrave, deri sa të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese.
Kreybashkiaku i PS-së në Bluqizës, Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.
Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

Vendimi i Këshillit i Ministrave
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?
-
Po
63.4%
-
Jo
30.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 309
Lajme të tjera
-
Ishin duke pirë në një lokal dhe u konfliktuan, plagoset 39-vjeçari në Mat! Në kërkim autori
1 Qershor, 07:37
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën, 35 vite për Arjol Halilajn! Provat që 'fundosën' nipin e deputetit të PS-së
31 Maj, 14:58
-
Gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit pranë fshatit Xibër dhe merrnin inerte, nën hetim dy persona në Mat
31 Maj, 13:28
-
‘Rruga e Arbrit’, Rama ndan fotot: Shumë shpejt hapet tuneli i Murrizit, gjeologjia e vështirë solli vonesa
30 Maj, 16:13
-
Redian Rraja mohon të ketë lidhje me ‘Audi-n’ e sekuestruar nga SPAK të Kejvina Kthellës: E kam thjesht mike, asgjë tjetër! S'kam shpenzuar nga fitimet e mia
30 Maj, 12:52
-
Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai shkon në SPAK: Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, u thirra për një ngjarje të vjetër
30 Maj, 12:13
-
Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin
29 Maj, 13:46
-
Probleme me zemrën, Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës, ‘lumë’ kërkesash në gjykata
29 Maj, 11:27
-
Kallëzimi i Rithemelimit për kryebashkiakun e Kuçovës, Vokshi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Hajdari ka shpërdoruar detyrën gjatë fushatës për 14 majin
29 Maj, 11:10
-
Ryshfet për 1 makinë me dru në Elbasan, Report Tv siguron dosjen në SPAK! 2 OPGJ e Prokurori donin 100 mijë lekë: Mos nxirrni automjetin pa urdhër
28 Maj, 15:10
-
Dibër/ Rrahu gruan dhe djalin dhe i kërcënoi se do i vriste, vihet në pranga 46-vjeçari
28 Maj, 12:05
-
Lorenc Vangjeli: Secilit të vetën
27 Maj, 14:38