Apeli i GJKKO-së, ka lënë në burg, Dritan Metajn, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, i arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të trafikantit të drogës Gëzim Çelës.

Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit. Thuhet se për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur. Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit zbarkoi mbrëmjen e 9 tetorit 2023  në Fushë Kuqe për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç arrestimit të kreut të komisariatit Kurbin dhe  shpalljes në kërkim të Gëzim Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.

1696926405_dritanmetajgzimela.jpg

 

Gezim Çela dhe Dritan Metaj