VLORË- Është lënë i lirë 62-vjeçari Hair Breshanaj, i cili u arrestua një ditë më parë pasi u konstatua se dënimi me 20 vite burg për një vrasje të kryer në 1998 ishte parashkruar.
Breshanja u vu në pranga ditën e djeshme, i cili fshihej në fshatin Vrinë, pasi akuzohej se ka vrarë Nusret Nanajn. Sipas policisë 62-vjeçari më datë 24.11.1998, në lagjen "Uji i Ftohtë", në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë shtetasin Nusjet Nanaj.
Hair Breshanaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale "Vrasja me dashje".
Por, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar ndaj 62-vjeçarit , u la në gjendje të lirë.
-
Do te doja qe media te na jepte nje sqarim se cfare nenkupton drejtesia me /parashkrim denimi/,hera e pare qe e degjoj,por gjykuar nga aktet e gjykates,pavaresisht se qenkan ligjerisht te justifikuara dhe nga komentet e meposhtme,duket qe kemi te bejme me nje //TRAVESTY OF JUSTICE//.S.d.q.thjesht pse e liruan dhe bazuar ne mendesine shqiptare te paleve te ngateruara ne kete ngjarje, nuk d.m.th.se ka per t'a shijuar ndonjehere lirine me te vertete.
Përgjigju -
Ligji jonë. Dmth ti bej një krim që mund të dënohesh minimumi 10 vjet deri në 24 vjet dhe pas 20 vjetësh në arrati, lihesh i lirë. Po kape 25 e sipër, 40 vjet në arrati e shpëton. Po si mund te dënohesh 20 e të parashkruhet po 20. Në arrati nuk ka pasur kurrë të njëjtën mungesë lirie që do kishte pasur në burg. Është absurde
Përgjigju -
Sa e lire eshte jeta e njeriut ne kete vend, i mer jeten tjetrit dhe lihet i lire, turpe shqipetare....
Përgjigju -
Mire qe ligji e fali po policia meqe e kapi ca dite dru duhet t'ja jepte te pakten dhe pastaj ta lironte.
Përgjigju -
Vrasjet NUK DUHET TE PARASHKRUHEN KUUUURRRRREEEEEE. Ligji ne favor te krimineleve.
Përgjigju












Komente
Komento