U arrestua pas akuzave për shpërdorim detyre, lirohet ish-kreu i LSI Gjirokastër

U arrestua pas akuzave për shpërdorim detyre, lirohet ish-kreu i LSI Gjirokastër

GJIROKASTËR- Lirohet se Armand Mamani, ish- Drejtori i Agjencisë së Trajtimit Social dhe ish-kryetari i degës së LSI në Gjirokastër, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Mamani është lënë nën masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' nga gjyqtarja Blera Çibuku e cila ka pranuar kërkesën e prokurorit Sajmir Bahiti.

Mamani u arrestua në flagrancë pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik. Pronarja e këtij subjekti privat L.B, 40-vjeç, është arrestuar nga policia dhe ka dhënë shpjegime qe energjinë e merrte me lejen e Armand Mamanit.

Armand Mamani ka qenë kryetar i degës së LSI para dy vitesh në Gjirokastër. Ai është shkarkuar edhe nga posti që mbante më parë në vitin 2015 si drejtor i spitalit të Gjirokastrës.

Në atë kohë ai akuzohej për abuzime me detyrë dhe u shkarkua pas një kontrolli nga Ministria e Shëndetësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë