U arrestua pas abuzimit me kontratat e qirasë, sekuestrohet lokali i ish-drejtorit të Postës në Korçë! E kishte blerë me paratë e përfituara nga mashtrimet

U arrestua pas abuzimit me kontratat e qirasë, sekuestrohet lokali i ish-drejtorit të Postës në Korçë! E kishte blerë me paratë e përfituara nga mashtrimet

Foto ilustruese

Është sekuestruar një lokal në pronësi të ish-drejtorit të Postës në Korçë, Valter Gora, i cili u arrestua pak javë më parë, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Gora shfrytëzonte postin për të falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialin e Korçës, ndërsa paratë e përfituara i përdori pikërisht për të blerë këtë lokal, i cili ishte në përdorim të filialit të Postës Shqiptare (i lëshuar me qira).

Në operacionin e koduar "Kontrata", më 15 korrik, u arrestuan Ish-drejtori i postës në Korçë, Valter Gora dhe ish-specialisti i sigurisë, Albano Bibo, si dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit 7 punonjësve të tjerë të postave të Korçës, Maliqit dhe Pogradecit.

Pas një hetimi disa mujor, rezultoi se ata kishin falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kishin firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kishin nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori Gora ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte.

Shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat