U arrestua për abuzim me tenderin për kanalin ujitës, lihet e lirë ish-juristja e bashkisë Lushnjë

U arrestua për abuzim me tenderin për kanalin ujitës, lihet e lirë ish-juristja e bashkisë Lushnjë

Rehabilitimi i kanalit kullues në fshatin Bitaj

Gjykata e Apelit pranë GJKKO-së ka lënë të lirë ish-juristen e bashkisë së Lushnjës, Blerta Turku e cila u arrestua pas përgjimeve nga SPAK për abuzimin me tenderin për kanalin ujitës. GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është bërë nga prokurorja e çështjes.

Avokati i juristes Andi Hasanaj, tha se ndryshimi i masës së sigurisë është një hap drejt vërtetimit të pretendimeve se Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, por vetëm ka zbatuar detyrën dhe nuk ka konsumuar asnjë vepër penale.

Blerta Turku me detyrë zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkinë e Lushnjës, u vu në pranga pas përgjimeve të SPAK, për abuzimin me tenderat në bashki, ku u arrestua edhe kryetari Fatos Tushe. Në seancën e fundit ku kërkoi lirinë, Turku tha se 'jam vetëm juriste dhe nuk kam asgjë në dorë, pse duhet të qëndroj në qeli', por edhe kjo kërkesë e saj nuk është pranuar nga Gjykata, duke lënë masën e sigurisë arrest në burg.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga një kompani EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. 

Tushe u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë