Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për gjyqtarin Ibrahim Hoxha të arrestuar 2 ditë më parë në kushtet e flagrancës teksa për një vendim gjyqësorë nëpërmjet djalit të tij mori 600 mijë lekë nga palët në proces.

Hoxha u prangos pasditen e 2 majit teksa dilte nga banesa e tij për të shkuar në zyrë pranë Gjykatës së Tiranës ku pasi ishin marrë 600 mijë lekët për vendimin në favor të një pale ai do shkruante vendimin në zyrë për ta lexuar më 3 maj në ora 09:15 minuta.

Arrest me burg akuza kërkon dhe për djalin e gjyqtarit Ledion Hoxha si dhe për dy personat, biznesmenin Dritan Jazenxhiu i cili do përfitonte nga ndryshimi i vendimit dhe ish-oficeri i policisë në Berat Novruz Gajda që kishte rolin e sekserit.

Masa e sigurisë do të drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti të enjten paradite ndërsa pritet që të dyshuarit të japin dhe versionin e tyre përball prokurores Dolorez Musabelliu e cila pre 4 muaj hetonte rastin e korrupsionit të gjyqtarit.
 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)