ELBASAN- Dy ditë më parë Gjykata e Elbasanit ka venodur masën “detyrim paraqitje” për 37-vjeçarin Elton (Kastriot) Kila, i arrestuar më 18 tetor me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Shteti italian e akuzon Kilën se ka kryer disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.
Menjëherë pas lirimit të tij, Kila ka bërë një status në Facebook-un e tij, ku edhe shkruan se i falendon të gjithë ata që i kanë ndenjur pranë në ditët e tija më të vështira.
Falenderimi i takon Allahut të vetëm pa shok. Dhe një falenderim i madh për të gjithë miqtë e mi që më mbështetën në ditë të vështira. Dhe keq ardhje të madhe për ata që përdorin fatkeqësitë e tjetrit për arsye të tjera dhe kanë kërkur lekë nëpërmjet messengerit në emërin tim. Sdi c'emër ti vë kësaj shumë ordinerë përfituan nga rasti. Por unë e kam lënë në dorë të zotit. Faleminderit të gjithëve.
Elton (Kastriot) Kila
Ndërkohë burime të Report Tv dhe Shqiptarja.com nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se një tjetër dosje voluminoze pritet të dërgohet në Gjykatë në lidhje me pronat e tjera të Kilës që priten të sekuestrohen.
Rreth dy muaj pas arrestimit të tij, prokuroria e Elbasanit sekuestroi pasurinë e Kilës, që arrinte shumën e 71 milionë lekëve. Por sipas organit të akuzës, vlera e pasurive në treg është disa herë më e madhe.
37 vjeçari shfaqej në profilin e tij në Instagram si një person që bënte jetë luksoze duke postuar foto me makina të shtrenjta lamborxhini apo me jahte luksoze. Nuk dihet nëse këto mjete ishin në emër të tij, por ka disa foto që ai postonte më këto mjete lukzose. (SHIKO KËTU)
Për më shumë detaje lidhur me pasuritë e sekuestruara të 37-vjeçarit (LEXO KËTU)
Hallahu nuk ndihmon plehra si ty o bandit. Të ndihmuan ata hajdutët gjykatës që të morën dëngun me para dhe të liruan, prit prit se ka dhe gjykim nga zoti, sepse gjykimi nga robi ne Shqipëri është 0.
Përgjigjunuk besoj te allahu, (zoti) e ma jan plotËsuar te gjitha deshirat.
PërgjigjuPo mire qe boni car ju thote shqupi per protesta po per keto qe lirohen pa asnje kuptim dhe asnje shpjegim (qe gjithmone jan liru jo vetem sot ) pse nuk protestoni o milet KOM KUM ju morte muti shalet doni dhe parti nacionaliste se nuk na mjaftojne ato qe kemi .
Përgjigju