Prokuroria sekuestron pasurinë 71 mln lekëshe të bosit të Elbasanit, mes tyre edhe 39 makina luksoze

Dy muaj pas arrestimit të tij, prokuroria e Elbasanit, ka sekuestruar pasurinë e Kastriot Kilës. 37-vjeçari u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Mbi të kishte akuza për disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë. Ndërkohë që sot mësohet se janë sekuestruar prona me vlerë deri në 71 milionë lekë. Sipas organit të akuzës, vlera e këtyre pasurive në treg është disa herë më e madhe.

Pasuritë e sekuestruara janë: një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2; njësi Shërbimi 400 m2; tokë bujqësore 5200 m² dhe shoqëria tregtare “KILA TRANS” sh.p.k, të gjitha në Elbasan. 

Në muajin tetor këtij personi i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap  shumën afro 71 milionë lekë të reja, por vlera  aktuale e tregut të këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale. Report TV zbardhi edhe pasurinë e tij dy muaj më parë kur u arrestua në Elbasna për llogari të Italisë.

37 vjeçari shfaqej në profiling e tij në Instagram si një person që bënte jetë luksoze duke postuar foto me makina të shtrenjta lamborxhini apo me jahte luksoze. Nuk dihet nëse këto mjete ishin në emër të tij, por ka disa foto që ai postonte më këto mjete lukzose.                                                                 

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Me kerkese te prokurorise Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:

1. Një ndërtesë 5-katëshe, me  siperfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan

2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan

3. Një siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.

4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap  shumën prej 70. 819.000 leke ëe reja. 

Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Për këtë shtetas transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali.

Njoftimi i policisë:

Njoftim për Shtyp

Elbasan:

"Forca e Ligjit" godet në Elbasan/Sekuestro preventive për një sërë pasurish në pronësi të shtetasit Elton Kila, të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe gjurmimit, evidentimit dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Departamenti i Policisë Kriminale dispononte informacione se shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar, ka qënë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali si dhe në veprimtarinë kriminale të simulimit të krimit (krijimin e provave të rreme), mashtrime në dëm të kompanive të sigurimit dhe përvetësim të kundërligjshëm të autoveturave, në Pescara, Itali.

Pas grumbullimit, administrimit, analizimit dhe referimit të materialeve të para nga strukturat e Drejtorisë Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Elbasan, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka rregjistruar proçedimin penal Nr. 318 viti 2018 për veprën penale të ”Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Elton Kila alias Kastriot Kila.

Për këte procedim penal është bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacion i vazhdueshëm me Misionin Ndërlidhës Policisë Italiane (INTERFORCA) .

Si rezultat i komunikimeve të vazhdueshme me Misionin Ndërlidhës Policisë Italiane, shtetasi Elton Kila (alias Kastriot Kile) u shpall në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar Nr.SPIE 522/2011 datë 11.09.2018 për kryerjen e veprave penale "Organizata kriminale", "Trafikim i narkotikëve", "Mashtrimi" dhe "Kallzim i rremë" parashikuar nga nenet 110, 416, 367, 642 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Më datë 17.10.2018, nga Policia e Elbasanit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Elton Kila me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Bazuar në aktivitetin kriminal të shtetasit Elton Kila (alias Kastriot Kile), nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan u kryen hetime intensive në lidhje me:

Transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në terren, u siguruan prova të pa kontestushme dhe Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, vendosi sekuestro preventive për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasit Elton Kila (alias Kastriot Kile), dhe familjarëve të tyre.

Më datën 11.12.2018 oficerët e Njësisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, për sekuestro preventive për pasuritë:

• Një ndërtesë 5-katëshe, me siperfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan

• Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan

• Një siperfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan.

• Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 lekë të reja. Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Gjithashtu po këtij personi nga njësia hetimore vendore në DVP Elbasan në muajin Tetor 2018 në bashkëpunim me Prokurorinë i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Elton Kila është drejtuesi i një grupi kriminal të skeduar nga "Forca e Ligjit".

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?