U arrestua për shitjen e dy dozave kokainë, gjykata e Lartë i kthen 17 mijë euro shqiptarit

U arrestua për shitjen e dy dozave kokainë, gjykata e Lartë i kthen 17 mijë euro shqiptarit

Foto ilustruese

Gjykata e Lartë italiane i ka kthyer 17 mijë euro 26-vjeçarit shqiptar i cili u arrestua nga policia dhjetorin e kaluar në një parking në Como.

Në dhjetor të vitit 2022, i riu shqiptar përfundoi në burg, kur Policia italiane e kapi duke i shitur dy doza kokaine një të riu zviceran.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një Bed & Breakfast ku po qëndronte, iu gjetën dhe sekuestruan 17 mijë euro cash, porn ë xhepin e tij i’u gjetën edhe 60 gramë drogë.

Për gjyqtarët nuk do të kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis krimit të pretenduar dhe sasisë së parave të gjetura, raporton Ansa.

Më pas Gjykata e Lartë vendosi në favor të tregtarit të dyshuar të drogës, duke i kthyer mallrat e vjedhura, duke e konsideruar sekuestrimin "disproporcional" në krahasim me dënimin.

“Natyra absolutisht joproporcionale midis sasisë së parave të sekuestruara dhe sasisë modeste të lëndës narkotike të shitur do ta bënte haptazi të palogjikshme çdo tezë që synon të mbështesë derivimin e drejtpërdrejtë dhe/ose marrëdhënien e rëndësisë së drejtpërdrejtë të parave në lidhje me transferimin e kokainës”, njoftimi i gjyqtarëve.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb