KORÇË- Dhimitër Mitës, i arrestuar 3 ditë më parë se dhunoi gruan e tij, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje dhe ishin në proces divorci, i është gjetur një arsenal armësh, në fshatin Mbrojë në Korçë.
Pasi iu sekuestruar një sasi municioni luftarak dhe 2 granata dore më datë 18 shkurt, policia ushtroi sërish kontroll në banesën e 71-vjeçarit dhe konkretisht në një magazinë ngjitur me shtëpinë i gjeti një arsenal armësh.
Gjatë kontrollit, në këtë ambient i cili ishte i mbyllur me mur, u gjetën 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 3 ndezës granatash, 2 granata ofensive, 2 granata difensive dhe 1 granatë cilindrike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.