Arrestimi i Çyrbjes/ Në pranga edhe kunati i vëllait të ish-deputetit! Kush është Ahmet Masha, u pyet për atentatin ndaj Plaurent Dervishajt në 2019, i dënuar për naftë kontrabandë

Me urdhër të SPAK, mbrëmjen e sotme u arrestua ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja për lidhje me një grup kriminal në Durrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku bëjnë me dije se bashkë me Çyrbjan është arrestuar edhe Ahmet Masha, i cili mësohet se është kunati i vëllait të ish-deputetit. Masha dhe Çyrbja kanë qenë bashkë në momentin e arrestimit në Durrës.

Masha nuk është një emër i panjohur për Policinë dhe drejtësinë. Në vitin 2019, Masha rezulton se është marrë në pyetje nga Policia e Durrësit lidhur me atentatin që u organizua ndaj Plaurent Dervishajt, një personazh mjaft i njohur i botës së krimit. Masha vetëm është marrë në pyetje, pra s'ka qenë në hetim apo akuzë për atentatin ndaj Plaurent Dervishajt më 20 qershor 2019. Aso kohe, 43 plumba kallshnikovi u derdhën drejt Plaurent Dervishajt, si edhe dy miqve të tij, Julian Meçe dhe Bashkim Haxhija. Të tre i shpëtuan atentatit. 

Ndëkohë, në dhjetor të vitit Masha 2013 rezulton se ka pasur një çështje penale në ngarkim për kontrabandë nafte, bashkë me të dyshuar dhe hetuar të tjerë. Në total 13 persona. Në atë dosje ka qenë edhe halla e deputetes së PD, Albana Vokshi.

Ahmet Masha, atëkohë 30 vjeç, sipas dosjes hetimore, u dënua për naftë kontrabandë me anijen në pronësi të babait të tij, “Rovato”. Në përfundim të procesit, në maj të vitit 2015, Gjykata ka dhënë dënimin me 100 mijë lekë të rinj gjobë për Mashën, kurse Prokuroria kërkoi 1 vit burgim.


Lajmi kryesor:

Akuzohet për lidhje me grup kriminal në Durrës, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja! Doli në Sky ECC, 3 akuza, mes tyre tregtimi i sekretit shtetëror (VIDEO)


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi me urdhër të SPAK, Ahmet Masha është kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja

Arrestimi me urdhër të SPAK, Ahmet Masha është kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja