5 banorët e zonës së ‘5 Majit’, të cilët u arrestuan pak ditë më parë gjatë protestës për mbrojtjen e banesave të tyre janë liruar nga burgu. Gjykata e Tiranës vendosi ‘detyrim paraqitje’ për Gjin Nikolli, Ndue Marku, Agim Marku, Loreta Nikolli dhe Mirash Marku. Avokatja e tyre Adriana Kalaja tha se ato ishin aty për të mbrojtur pronën e tyre, ndërsa tha se do t'i drejtohen Straburgut, ndërsa thotë se nuk ka bazë ligjore për shembjen e shtëpive të tyre.
‘Nuk kanë bërë asnjë vepër penale, ishin aty për të mbrojtur pronën e tyre. Nëse SPAK-u do kishte pezulluar shembjen ne nuk do të ishim këtu. Në besojmë se do ta çojmë deri në fund dhe veprimet e kundrapaligjshme të Policisë së Shtetit, do të shkojmë me një padi të re në gjykatë. Shumë shpejt do t’u drejtohemi edhe Strasburgut. Ato nuk kanë çfarë bëjnë, përderisa nuk ka transparencë nga shteti dhe as dëshirë për zgjidhje. Atk-marrëveshja nuk ka bazë ligjore. U bëhet presion banorëve që tu merret prona dhe nga ana tjetër, thuhet se me një ligj që do miratohet në të ardhmen ne do ju sigurojmë banesën dhe afatet se kur do të pajiseni me banesë, në këtë kuadër në themi se nuk ka bazë ligjore.’- tha avokatja Adriana Kalaja.
Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve në zonën e '5 Majit' nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re me të njëjtat metra katror. Sipas tyre ajo është e njëanshme dhe nuk ka vlerë ligjore. Për këtë projekt pritet të shemben në total një numër prej rreth 1 mijë banesash.
S'ka problem tani,,,le te dalin,,se doli problemi I UKRAINES tani,,,I largojme mendjen njerezve nga inceneratoret..me ukrainen tani...
Përgjigju