1 mijë € për certifikatën e pronësisë, Gjykata lë në burg 3 ‘sekserët’ e Shkodrës, njëri arrest shtëpie (Detaje)
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 3 të arrestuarit e korrupsionit në hipotekën e këtij qyteti dhe arrest shtëpie për të katërtin. Ata akuzohen se morën 1 mijë euro nga Ndoc Tarja për të marrë një certifikatë pronësie.
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 3 nga katër të arrestuarit e rastit të korrupsionit në hipotekën e Shkodrës. Në “arrest me burg” u lanë Mirjam Bletaj, ish jurist i hipotekës dhe Sokol Tirana (sekser), si edhe Johan Zefi, ndërsa për Ndoc Tarjan gjykata ka dhënë masën arrest shtëpie.
Të arrestuarit e 21 shtatorit, akuzohen se morën 1 mijë euro nga Ndoc Tarja për të marrë një certifikatë pronësie. Të akuzuarit mohuan akuzat në sallën e gjyqit, por gjykata pranoi kërkesën e prokuroris duke iu dhënë masën “arrest me burg”. Specialisti i Hipotekës, Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagjen Tom Kola në Shkodër, u kap mat në momentin që dha para brenda hipotekës dhe mori një certifikatë pronësie për Ndoc Tarajn.
Rolet e të arrestuarve dhe ndaluarve në rastin e korrupsionit
Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagje Tom Kola, Shkodër (Specialist në Hipotekë)
Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, (Përfituesi i certifikatës)
Juristi Mirjan Bletaj, 31 vjeç, banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër (juristi bashkëpunëtor)
Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, Shkodër. (Sekseri)
Skema e funksionimit të tyre
Në mesin e të ndaluarve është edhe juristi i Hipotekës së Shkodrës, Mirjan Bletaj, këshilltar në bashkinë e Shkodrës në flamurin e Partisë Socialiste, që dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen. Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, është i arrestuar pasi dyshohet se ka bërë punën e sekserit të këtij grupi.
Shtetasit e sipërpermendur dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Korrupsioni Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Vijojnë hetimet për dokumentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor, 15:49
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor, 13:21
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor, 16:14
-
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Ambasada amerikane: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e të vërtetës! SHBA do vijojë të punojë me SPAK
10 Dhjetor, 07:38
-
Sekretari Blinken nderon sot 10 kampionë kundër Korrupsionit nga e gjithë bota
9 Dhjetor, 15:40
-
Basha shpalos programin e Demokratëve Euroatlantikë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit: Gjykatë për Kontrollin e Shtetit! Ndryshime në Ligjin Anti-Mafia
9 Dhjetor, 15:01
-
Ambasada e SHBA-së dhe ajo gjermane mesazh në Ditën kundër Korrupsionit: Jemi bashkë në luftën ndaj tij! Van Horn: SPAK është anti korrupsioni
9 Dhjetor, 14:17
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Tiranë/ Të droguar në timon dhe tentativë për korrupsion të efektivëve! 2 në pranga, njëri prej tyre grek
22 Tetor, 12:27
-
Korrupsion dhe pastrim parash, ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg
22 Tetor, 09:52
-
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
23 Shtator, 11:19