U arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit, Gjykata lë në fuqi masën për pezullimin nga detyra të 4 shefave të policisë Himarë

Gjyakata e Vlorës ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për 4 shefat e policisë së Himarës të cilët u arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit në këtë zonë.

Bëhet fjalë për Arjan Tasen, shef i komisariatit Himarë, Artur Veshajn, shef i krimeve në Himarë, Ilir Kadenën, inspektor krimesh në Himarë dhe Alem Llanajn, punonjës policie në Himarë.

Gjyqtarja Elona Mihali ka argumentuar se  palët nuk kishin pretendime kundërshtime lidhur me zbatimin e masës së sigurimit. Gjithashtu Mihali arsyetoi se gjykata kishte dyshime të arsyeshme se me mosveprime shtetasit si në nivel drejtues apo edhe punonjësit  e policisë nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura në lidhjet me realizimin e kontrollit, metodën e përzgjedhur.

Palët pretenduar një masë sigurimi më të lehtë, pra rrëzimin e pezullimit nga detyra, por Gjyqtarja Mihali, argumentoi se për shkak të natyrës komplekse dhe dinamike të hetimit, pezullimi nga detyra do të jetë pa afat deri në  përfundim të hetimit.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Gjykata ka dhënë masat për 32 prej të arrestuarve lidhur me operacionin. Masa "arrest me burg" është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në "arrest shtëpie".

Në "arrest shtëpie" është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit antidrogë të finalizuar në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit në Vlorë e Tepelenë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan dhe disa efektivë policie të cilët janë implikuar në këtë aktivitet kriminal.

“Shqiptarja.com” mësoi se zanafilla e këtij hetimi ka qenë pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis, parcelë e cila solli reagimin e Ardi Veliut, i cili urdhëroi pezullimin e 12 efektivëve të policisë dhe për 10 punonjës të tjerë u vendos masë disiplinore.

Parcela e zbuluar në fund të muajit shtator 2020, ishte në një teren të sheshtë dhe shumë e dukshme nga syri i njerëzve, pasi ndodhej buzë një rruge, pranë një stani.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi