U bë nënë për herë të parë, Sara Gjordeni publikon foton e vogëlushes: Jemi më të lumtur se kurrë

U bë nënë për herë të parë, Sara Gjordeni publikon foton e vogëlushes: Jemi më të lumtur se kurrë

Sara Gjordeni

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi janë bërë prindër për herë të parë ditën e djeshme (5 Dhjetor). Sara zbuloi lajmin në një postim në Instagram teksa publikoi një foto të këngëtarit duke mbajtur vogëlushen në krahë.

Pasi tregoi se kishte ardhur në jetë vogëlushja Nea, Sara Gjordeni falenderoi ndjekësit për mbështetjen dhe urime, teksa u shpreh se të dyja janë mirë. Sara shkoi se ardhja në jetë e vajzës, të cilën e quajti një perfeksion, është bekim i madh nga Zoti.

“Ende jemi në mosbesim të bekimit që kemi marrë nga Zoti! Doja t'ju falenderoja me shpirt të gjithëve për mesazhet tuaja, urimet, dhuratat dhe gjithçka tjetër. Janë mijëra dhe as nuk e di a do arrij dot t'ju kthej të gjithëve një e nga një.

Unë jam shumë mirë! Nea gjithashtu. Një perfeksion, 4 kg që njeh zërin e mamit, babit prej ditës së parë dhe që na dhuroi buzëqeshjen e parë që sot.

Ju urojmë t'i keni zemrat plot të gjithë, dhe ata që kanë vitë që përpiqen për një mrekulli të tillë, t’i mbushin krahët sa më parë! Ne jemi sot me të lumtur se kurrë! Ju duam Sara, Bardhi dhe Nea”, shkroi Sara Gjordeni. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë