VIDEO/ I buzëqeshur, momenti kur Florian Përvathi qetëson familjarët, i përshëndet me dorë! Gjykata e lë në burg, avokati: Rasti i parë që kemi dy viktima

LEZHË- 17-vjeçari, Florian Përvathi i cili vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj do të qëndrojë në burg pa afat. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura dhe që zgjati rreth 60 minuta adoleshenti është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka folur asnjë fjalë për krimin e kryer. Pasi dëgjoi palët gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati dhe vendosi masën e sigurisë "arrest në burg" për 17-vjeçarin Florian Përvathi. Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza "Vrasja për gjakmarrje", "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive".

Avokati i të miturit Andi Duraj, duke folur për mediat pasi doli nga Gjykata tha se ngjarja në të cilën është përfshirë klienti i tij, ka dy viktima, viktima e parë është 65-vjeçari që humbi jetën nga 6 plumbat, dhe e dyta autori i veprës, pasi sipas tij është rritur me urrejtje dhe në këtë drejtim nga ndikuar dhe opinioni publik.

"Nuk pritej një vendim tjetër, për shkak të veprës, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Është rasti i parë që ka dy viktima. Viktima e parë është 65-vjeçari dhe e dyta që nuk besoj të jetë e fundit, autori i veprës penale. Nga pak të gjithë e kemi nxitur të kryejë kështu lloj krimesh, si gjakmarrja, qoftë media, qoftë opinioni shoqëror që është rritur me një urrejtje të tillë", tha avokati.

Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë para duarve të gjykatës ishin familjarë e të afërm të adoleshentit për të cilin nuk i kursyen lotët e dhimbjes pasi u “detyrua” t’i merrte jetën bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, në emër të fenomenin më të “kalbur” shqiptar, gjakmarrjes.

17-vjeçari Florian Përvathi ekzekutoi të hënës më armë zjarri fqinjin e tij Lek Lekgjonaj, pasi vëllai i këtij i të fundit i kishte vrarë babanë në vitin 2009.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
VIDEOLAJM/ I qeshur para gjykatës, momenti kur Florjan Përvathi përshëndet me dorë familjarët

 

Florjan Përvathi pak para se të hynte në gjykatë për të marrë vendimit, është shfaqur i buzëqeshur dhe ka përshëndetur familjarët e tij.

1643289666_PERVATHI.jpg

Ora 12:34
Arrest me burg për të miturin që vrau për ‘të larë’ gjakun e të atit, avokati: Rasti i parë që kemi dy viktima! Nga pak e kemi nxitur të gjithë këtë krim

Avokati i më miturit Andi Duraj, duke folur për mediat pasi doli nga Gjykata tha se ngjarja në të cilën është përfshirë Florian Përvathi, ka dy viktima.

Ai sqaroi se viktima e parë është 65-vjeçari që humbi jetën nga 4 plumbat, dhe e dyta autori i veprës, pasi sipas tij është rritur me urrejtje dhe se “nga pak të gjithë ne” e kemi nxitur këtë krim.

“Nuk pritej një vendim tjetër, për shkak të veprës, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Është rasti i parë që ka dy viktima. Viktima e parë është 65-vjeçari dhe e dyta që nuk besoj të jetë e fundit, autori i veprës penale. Nga pak të gjithë e kemi nxitur të kryejë kështu lloj krimesh, si gjakmarrja, qoftë media, qoftë opinioni shoqëror që është rritur me një urrejtje të tillë. Klienti im në konflikt me ligjin është fëmijë, mos ta harrojmë këtë, ishte shumë i tronditur. Ngjarja në tërësi është një nga më të rëndat dhe ka vetëm viktima.” U shpreh ai.

 

 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 27/01/2022 13:48

    Gjynah i shkreti po atiaq mir ja beri sa ska i lumt dora

    Përgjigju
    • pro vlora: 28/01/2022 19:01

      maloket malok ngelin,nuk behen

    • Alb: 27/01/2022 16:33

      O ti lori me emer pederast ska faj vllai se je bq ti.

    • Vlora: 27/01/2022 15:24

      Po si mir more kot fare i vrau vellane atij.. vellai cpun kishte ketu se se marr vesh un me ju te veriut... Ju nga veriu duhet ti beni klasat e fillores nga dy here...

  • Veri: 27/01/2022 13:46

    Lirojeni djalin ai eshte i paster,,ai ka bere ate qe do bente cdokush nga ne,,,shteti eshte treguar I lig dhe I pabese ,,,sepse ka liruar vrasesit e babait te tij...eshte shume e rende te rritesh jetim..

    Përgjigju
    • Hitler: 25/03/2022 03:17

      Bravo...vrasesi i pare duhet te ushte denuar me burg te perjetshem jo me 7 vhet

  • petrit: 27/01/2022 11:29

    E trishte historia e jetes se ketij te riu.Kriminel e beri koha ku i ra per hise me jetu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë