Lotina Haziri dhe reperi Mozzik po shijojnë një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre, pasi janë bërë prindër së bashku për herë të parë.

Sot, Lotina ka ndarë për herë të parë me ndjekësit një fotografi të reperit Mozzik me djalin e tyre të porsalindur, Oz.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Mozzik shfaqet i buzëqeshur, teksa mban me shumë përkujdesje në krahë vogëlushin.

“My forever”, ka shkruar Lotina krahas fotografisë.

Çifti u bë prindër më 16 tetor, ndërkohë Mozzik është gjithashtu baba i Hanës, vajzës që ka nga marrëdhënia e mëparshme me reperen Loredana Zefi.