TIRANE- I njohur si prokurori i dosjes "Babalja“ Përparim Kulluri, hetues i Krimve të Rënda është përballur me rezultatet e hetimit të vettingut ndaj tij.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kishte kryer kontroll në të tre kolonat rezultonte se Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive s'kishte konstatuar fshehje pasurie.
Ndërsa në kolonën e figursës sipas verifikimeve të drejtorisë së informacionit të klasifikuar Kulluri rezultoi me probleme dhe kontakte me shtetasin A.B i cili ishte i përfshirë në krime.
Por gjetjes së ONM e KPK se Kulluri kishte pasur biseda telefonike të shpeshta me të dhe udhëtime jashtë vendit me makinën e A.B, prokurori ju përgjigj duke thënë se A.B e kishte njohur në vitin 1990 në universitet e prej atij viti s'kishte asnjë kontakt.
"Se kam takuar kurrë A.B prej vitit 1991, telefoni i vendosur në raport s'është numri im dhe makinën se kam fshehur që s'është e imja por ja kam marrë shtetasit M.T e jo A.B, u përgjigj Kulluri.
Para vettingut këtë të hënë doli edhe ish prokurori i Krimeve të Rënda sot gjyqtar kushtetues, Bensik Muçi për të cilin komisioneri publik kërkon shkarkimin. Muçi paraqiti disa prova në lidhje me të ardhurat si të vëllait të tij nga Greqia dhe kunatit nga Turqia.
Ndërsa Kolegji i Apelimit vendosi të mos i pranojë momentalisht deri sa ato të vinin me vulë apostile nga Greqia dhe Turqia. Një javë më parë me dekret të presidentit Ilir Meta, Muçi u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese. KPK e ka konfirmuar në detyrë Besnik Muçin ndërkohë që Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5dbff4858352abesnik muci.jpg)
Report Tv ka mësuar se përballjen me vettingun këtë të hënë e ka pasur dhe kreu i Gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti për të cilin janë konstatuar probleme pasurie. Vendimet për këto subjekte pritet të jepen përgjatë javës që vjen ndërsa të tre kanë kërkuar konfirmimin në detyrë.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5dc04edaf138fSulejman Kurti kryegjytari.jpg)
Sulejman Kurti
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushtetuesja rrëzon PD për ligjin për Akademinë e Shkencave! Gjyqtarët nuk gjejnë shumicën, ndahen 4 me 4
11 Shkurt, 11:00
-
I dënuar përjetë për vrasjen e komisarit Lamaj, Strasburgu: Frrokut iu shkelën të drejtat, çështja të rihapet në Kushtetuese! Rrëzohet kërkesa për dëmshpërblim
6 Shkurt, 21:35
-
Debati për Gjykatën Kushtetuese, PD sulmon presidentin Begaj! Nuri: Po i shërben Ramës, kërkon të heqë Sonila Bejtjan
4 Shkurt, 15:00
-
'Metamorfoza'/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka tjetër padi në Kushtetuese, kërkon heqjen e sekuestros së SPAK ndaj 390 mijë m2 truall! Çështja kalon për shqyrtim
2 Shkurt, 20:49
-
SPAK kërkon 6 muaj shtesë për hetimin e dosjes, Meta flet nga burgu ‘313’ për konventën e PL-së: Dumani më mban të izoluar për llogari të Ramës
1 Shkurt, 10:43
-
Mbarimi i mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, Presidenti Begaj kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Sqaroni situatën, si do bëhet ripërtëritja
30 Janar, 16:45
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
‘Akademia e Shkencës’/ Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin e padisë së PD! Kryetari gëzon privilegje
28 Janar, 18:42
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Mandati i Zaçajt, vendimi i Kushtetueses mbron skemën e ripërtëritjes së anëtarëve të saj
28 Janar, 13:30
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19