U ble nga Torino, klubi i Serie A huazon mbrojtësin e Kombëtares

U ble nga Torino, klubi i Serie A huazon mbrojtësin e Kombëtares

Kevin Haveri (majtas) gjatë prezantimit te Ascoli

Mbrojtësi i Kombëtares, Kevin Haveri është futbollisti më i ri i Ascolit në Serie B. 21-vjeçari pak javë më parë u ble me marrëveshje përfundimtare nga Torino, me klubin e Serie A që e ka huazuar djaloshin për një sezon te bardhezinjtë, kjo për t'i dhënë sa më shumë minuta.

Me kontratë deri në 2026 te Torino, mbrojtësi i majtë shpreson të bëjë mirë te Ascoli për të fituar një fanellë titullari te ekipi i Serie A. I dalë nga moshat e Mantovës, Haveri ka qenë pjesë edhe e Riminit, ekip me të cilin u ngjit në Serie C duke bërë paraqitje fantastike, që ranë në sytë e vëzhguesve të Torinos.

Haveri ka luajtur tre ndeshje me moshat e Shqipërisë, teksa në një rast u grumbullua edhe nga Kombëtarja A, por pa mundur të debutojë.

"Ascoli njofton se ka blerë në huazim shërbimet e Kevin Haverit nga Torino FC në mënyrë të përkohshme. Shqiptari nga Shkodra, Haveri ka lindur më 18 shtator 2001. Ai është një mbrojtës i majtë 191 cm, i fortë dhe me eksperiencë në radhët e Riminit, skuadër për të cilën luajti për dy vite. Më parë ka veshur fanellat e Mantovës, me të cilën ka fituar ngjitjen në Serie C dhe Campodarsego", njofton Ascoli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë