Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetet e baxhos Bonum dhe KMY-së, si dhe produktet e tyre pasi mbaheshin në kushte jo higjienike. Të dyja bizneset janë gjobitur me 300.000 lekë gjobë secila.
Në baxhon Bonum, u bllokua 328.7 kilogramë djathë i bardhë dhie pasi u konstatua prani të mykut, ndryshkut dhe lagështisë në ambientin e përpunimit.
Kontrollet në KMY konstatuan se shkrirja e produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. AKU bllokoi në total 738 kilogramë mish pule dhe pezulloi aktivitetin në ambientin ndihmës.
588 kg fileto pule “Super Frango”;
150 kg gjoks pule “Pechungon”.
“Nga këto produkte janë marrë mostrat për analizë mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Komente












