U braktis në derën e maternitet i mbështjellë me një batanije, Oliveri në kërkim të nënës/ Një zile telefoni përlot të riun, ’Pa Gjurmë’ afër gjetjes së nënës biologjike

Oliver Zenuni u lind më 13 shtator të vitit 1994 në maternitetin e Delvinës, por u braktis nga nëna biologjike ditën kur sapo erdhi në jetë. Nga babai birësues mësoi se nuk ishte djali i tij, por se ai  e kishte vizituar shpesh para se të ndodhte birësimi në vitin 2000, në moshën 6-vjeçare. Nuk mori kurrë guximin të kërkonte rrënjët biologjike, deri ditën kur të dy prindërit birësues Muharrem dhe Floresha Zenuni nga Berati ndërruan jetë njëri pas tjetrit. Frika se mund të lëndonte dy njërëzit që kishin qenë për të prindër, jo vetëm në letra por edhe në zemër, bëri që 26-vjecari  të kërkojë për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’, nënën biologjike.

Falenderoj Zotin që më morën dy prindërit që më rritën. Nuk guxoja të kërkoja nënën biologjike se nuk doja të lëndoja prindërit birësues. Babai ma ka treguar të vërtetën. Nënës nuk ia kërkoja dot se kisha debulesë për të. Më gjetën jashtë matërnitetit të mbështjellë me batanije. Më kanë gjetur disa kalimtarë që më kanë dërguar në shtëpinë e fëmijës. Në moshën 3-vjecare jam regjistruar në shtëpinë e fëmijës Vlorë. Babai birësuar vinte të më takonte shpesh, deri kur në vitin 2000 më birësuan. E dija se ishte babai im. Babai birësues më tha se më kishin lënë aty se nëna kishte vrarë këmbën. Më thanë gënjeshtra të ëmbla. 20 vite që kam jetuar me ta isha fëmija i tyre edhe në letër edhe në zemër. Problemi ishte tek kushërintë, ata gjithnjë më kanë parë ndryshe. Sot nuk kam asnjë raport me fisin. Që pas vdekjes së prindërve..

E brësuan por nuk e gëzuan gjatë, Oliverin. Nëna birësuese e rriti, por nuk e njohi më, pasi ajo vuajti nga skleroza për disa kohë, deri ditën kur mbylli sytë. Pas humbjes nga kjo jetë të të dy prindërve 26-vjecari ka ndërprerë cdo kontakt me familjarët e tyre.

Nuk u trondita kur e mësova të vërtetën, u merzita vetëm pse nuk më treguan. Babai kishte probleme me legenin, bëri një operacion dhe vdiq nga trompoza. Duke kuruar nënën për sklerozën, një muaj më pas ndërron jete edhe ajo. Kam pasur nevojë për ndihmë por nuk më ka ndihmuar askush. Nuk kam asnjëlloj raporti me njerëzit e nënës dhe babait birësues. Vetëm djali i dajës më ka mbështetur. I kam shkëputur raportet me tjerët sepse kur pata nevojë më mbyllën derën.

Prej dy vitesh është larguar nga qyteti ku u rrit dhe është zhvendosur në Tiranë. Ai erdhi i shoqëruar në studio nga miku i ngushtë që e ka mbështetur, Mikeliani Sulillari, i cili e shtyu të vinte në program.

Oliverin e kam takuar rastësisht në Maqedoni e kam ndihmuar e futa në punë. Kur u ndamë i thash që më telefono kur të kesh nevojë. E kam marrë në Tiranë dhe qëndruam për pak kohë, ai vendosi të ikte sërish dhe u takuam përsëri në Maqedoni. Më pas kam gjetur një shtëpi në Tiranë dhe i shkruajta në FB që shtëpinë e kam gjetur, dhe e mora në shtëpi.

Por, një zile telefoni përloti të riun në studio. Një zonjë nga një qytet në jug të Shqipërisë, nuk la vend për suspancë ndërsa dha detaje, që përkojnë me historinë e rrëfyer në studio. Dyshimet na cojnë në një qytet bregdetar ku jeton ende nëna e tij biologjike. Me shpresën se jemi shumë pranë gjetjes së saj, Oliverit i transmetuam live këtë lajm ndërsa ai doli nga studio emisionit ’Pa Gjurmë’, me lot gëzimi.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen