UÇK, gjykata: Sylejman Selimi
edhe 2 muaj në paraburgim

UÇK, gjykata: Sylejman Selimi<br />edhe 2 muaj në paraburgim
MITROVICE- Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë i ka shtuar edhe dy muaj paraburgimin ‘Grupit të Drenicës’, sipas kërkesës së prokurorit italian, Maurizio Salustro.

Këtë e ka konfirmuar për Kosovapress Tom Gashi, avokati mbrojtës i ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

“Sot, gjyqtari i procedurës paraprake të gjykatës themelore të Mitrovicës, sipas kërkesës së prokurorit të EULEX-it ka lënë në paraburgim ish-Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe 6 bashkëluftëtarët e tij edhe për dy muaj, respektivisht deri më 23.10. 2013.

Gjyqtari ka aprovuar pretendimet e prokurorit Salustro se përveç ekzistencës së rrezikut të ikjes, është edhe rreziku i ndikimit në prova dhe dëshmitarë. "Unë si avokat i Selimit, por edhe të gjithë avokatët e tjerë do të paraqesim ankesë kundër këtij vendimi në gjykatën e Apelit në Prishtinë", tha avokati Tom Gashi.

Mbrojtja e Selimit e konsideron shokues dhe të padrejtë, të pa asnjë bazë juridike këtë vendim, sikurse vendimin e datës 31 maj për paraburgimin e Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij pas 14 vjet pas përfundimit të luftës, edhe pse të gjithë me ftesë janë lajmëruar vullnetarisht tek prokurori.

Është fyes pretendimi se ata që luftuan për çlirimin e Kosovës, që edhe pas luftës do të ikin nga Kosova, që të mos përballen me një gjykim të ardhshëm për diçka që nuk ka ndodhur”, ka thënë Gashi.

Edhe avokati i Hisni Zeqirit, Artan Qerkini e ka vlerësuar këtë vendim të padrejtë dhe pa bazë ligjore, duke konsideruar se nuk ka fakte se ata mund të ikin.

“Ky vendim është i paprecedent dhe përbën një dënim për të pandehurit pa aktgjykim të formës së prerë. Nuk kanë ekzistuar rrethanat ligjore për vazhdimin e paraburgimit për arsye se ligji në mënyrë të qartë përcakton se paraburgimi ndërpritet atëherë kur prokurori i mbledh të gjitha fatet dhe provat të cilat kanë shërbyer si bazë për caktimin e paraburgimit e si bazë për caktimin e paraburgimit është potencuar rreziku i ndikimit në dëshmitarë, ndërsa deklaratat e dëshmitarëve tashmë janë marrë, kështu që konsideroj se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit dhe për këtë arsye edhe do ta apelojmë këtë vendim të gjyqtari i procedurës paraprake”, ka thënë Qerkini për Kosovapress.

Marrë nga Kosovapress

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024