Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka publikuar fotot nga dasma e saj me aktorin Callum Turner, dy ditë më parë në një ceremoni private në Londër, ku morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë.

Edhe pse fotot qarkulluan me shpejtësi në media artistja zgjodhi që sot të postonte fotografitë në profilin e saj zyrtar.

“31.05.2026”, shkroi Dua Lipa në mbishkrimin e postimit të saj.

Artistja zgjodhi një veshje elegante të bardhë, të përbërë nga kapelë, doreza, pallto dhe një fustan i thjeshtë, duke shmangur stilin tradicional të nuses. Ndërkohë, Callum Turner, kishte veshur një kostum klasik ngjyrë të zi.

Megjithatë, ceremonia e zhvilluar në Londër konsiderohet vetëm pjesa zyrtare e martesës. Çifti pritet të organizojë një festë shumë më të madhe në Siçili të Italisë, ku do të marrin pjesë personalitete të njohura nga bota e muzikës, filmit dhe showbiz-it.

2/4