'U dashurova në moshën 15-vjeçare, nuk e dija çfarë më priste'/ Rrëfehet gruaja e dhunuar, e braktisur në pallatin e pabanueshëm

U dhunua nga bashkëshorti e më pas e u braktis nga të gjithë. Quhet Esmeralda Bega dhe drama e saj ka nisur që në moshën 16 vjeçe, kohë një të cilën, nisi një marrëdhënie dashurie me një person, afro të 30-ve. Ajo u bë nënë. Historia e saj, u rrëfye sonte në emisionin “Pa Gjurmë” ku mes lotësh, e reja tregoi se si të gjithë e kishin braktisur, së bashku me djalin minoren.

Sot, ai është bërë 10 vjeç dhe ka  vite pa e takuar babain, pasi ky i fundit, ka treguar jo vetëm mungesë interesi, por që nga momenti i largimit nuk jep asnjë detyrim ushqimor për fëmijën. Esmeralda rrëfen me dhembje gjithçka ka kaluar, pasi për shkak të moshës shumë gjëra nuk i kishte kuptuar.

“Ish bashkëshortin e njoha që në moshën 15 vjeçe, pas 3-4 muajsh, me kërkesë të tij, vendosëm të bashkëjetonim edhe pse ai atë kohë ishte 30 vjeç. Në fillim shkonim mirë, deri në momentin që mbeta shtatzënë, pastaj lindën debatet dhe ai nisi të ushtronte dhunë. Që nga ajo kohë filloi të përkeqësohej raporti jonë se ai dhe familja e tij, nuk kishin mundësi të mbanin fëmijën”, u shpreh e reja në studio.

Ndër të tjera 26-vjeçarja rrëfen se pas dhunës së ushtruar, kushteve shumë të vështira të jetesës e me djalin 8 muajsh në krahë, ajo mori një vendim tepër të vështirë.

Kur djali bëri 8 muajsh, isha e torturuar nga dhuna,  prandaj  vendosa të largohesha sepse ai  nuk punonte por vetëm konsumonte shumë alkool. I thashë nënës me merr me vete, këtu nuk jetoj dot më. Në polici nuk shkova ta denoncoja kisha frikë, isha vetëm 16 vjeç. Nëna më mori me vete”, tha ajo.

Por çfarë mund të bëjë një vajzë minorene, vetëm 16 vjeçe me një fëmijë 8 muajsh në krahë ? E vetmja zgjidhje e saj ishin prindërit, që dikur e kishin lejuar të lidhte jetën me një person 30 vjeçar.

“Në familjen e prindërve jetova disa vite, mes debatesh e pamundësish për të ndërtuar një jetë të qetë, pasi babai konsumonte shumë alkool, deri sa goditja më e madhe ishte në tërmetin e 26 nëntorit, ku familja mori një shtëpi tjetër me qira ndërsa mua më braktisën në atë godinë që edhe sot e kësaj dite qëndroj me djalin 10 vjeçar.  Aktualisht jam e pa punë dhe askush nuk i kthen sytë nga unë…Babai i djalit u bë disa vite që nuk e takon djalin dhe as detyrim ushqimor nuk i jep”, rrëfeu 25 vjeçarja në studio.

Pas rrëfimit, ajo ju drejtua institucioneve dhe bizneseve private, t’i jepnin mundësi për një vend pune, pasi e kishte të pamundur të siguronte ushqimin për djalin e saj 10-vjeçar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 17/09/2020 08:50

    Prandaj duroni te piqeni edhe pak, jo qe 15 vjece gjej k.... e bej tutje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë