TIRANË- Operacioni në sy i policit Fadil Allaraj ka dalë me sukses. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, teksa ishte në një konferencë online të përbashkët me Komitetit Shkencor turk.

Kreu i qeverisë shfrytëzoi këtë moment për të falenderuar mjekët që u kujdesën për policin, i cili u dëmtua gjatë protestës së parë për Klodian Rashën.

"Mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje gjatë një proteste, që rrezikoi të humbte masën e syrit dhe pas operacionit të parë për mbrojtjen e masës së syrit, ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar.  Një transplant të kornesë së syrit, për të cilin kemi marrë lajmin se ka dalë me sukses. Gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh që të shkonte në spitalin në Turqi. Kjo është diçka shumë e gëzueshme. Ju falenderoj për këtë", tha Rama. 

Fadil Allaraj u dëmtua gjatë ditës së parë të protestës në Tiranë ku një cop xham i hyri në sy duke i rrezikuar kështu dhe shikimin. Menjëherë ai iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në shërbimin e Okulistikës, por dëmtimi ishte i rëndë dhe i duhej dhe një ndërhyrje tjetër e dytë.

Polici Fadil Allaraj