U dëmtua në sy gjatë protestës/ Rama takon policin dhe familjen e tij pas operacionit në Turqi: Fola direkt me Erdogan, mjekët tanë paragjykohen

Kryeministri Edi Rama ka pritur efektivin Fadil Allaraj dhe familjen e tij, pasi ai ka përfunduar me sukses operacionin e dytë në sy në Turqi, për të rikuperuar dëmtimet që pësoi gjatë protestës për vrasjen e Klodjan Rashës.

"E kam shumë mirë sic thonë mjekët atje. Ka zgjatur 6 orë operacioni", ka thënë efektivi i policisë.

Ndërsa ka thënë se operacioni ka shkuar shumë mirë, Rama shton se ai nuk do ishte në këtë gjendje tani nëse nuk do ishte shpëtuar fillimisht nga mjekët tanë. Këtu më tej ka thënë se mjekët tanë paragjykohen, ndërsa shton se operacioni nuk mund të bëhet në çdo spital.

"Atë natë që u takova isha i sigurt. Fola direkt me Erdogan. Spitali jonë faktikisht ka bërë fazën e parë që ishte shpëtimi i syrit. Pastaj kjo ndërhyrje është bërë në spitalin ushtarak. Edhe Turqia ka mjaft spitale por edhe atje i marrin nga vende të tjera për ndërhyrje ekstreme. Edhe mjekët kishin shqetësimin që të mos kishte rrezik transporti. E ka ndjek ministrja hap pas hapi. Nëse s'do ishte bërë faza e parë me kaq profesionalizëm do ishte e pamundur të shpëtohej. Ata thonë se kemi arrit sukses, dhe ka shkuar mirën operacioni, por do të shihet. E kemi mbrojt dritën e syve.

Për faq të keq mjekët tanë paragjykohen shumë padrejtësisht. Ndërhyrja smund të bëhet në çdo spital por te të specializuarat. Ajo që ka rëndësi është se ndërhyrja ka dalë me sukses. The se jemi munduar në fakt mundimin më të madh e ka pas ky. Ne e kemi për detyrë dhe falë miqve ia kemi dalë me sukses. Kënaqësinë më të madhe e kam pasur të takoj nënën dhe babën sepse ti se ke idenë se si ishin sot. Ishin vërtet në gjendje të tmerrshme", tha Rama.

Tashmë i relaksuar nga meraku që kishte për djalin, babai i policit ka falenderuar kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

"Ti je prind dhe e jep jetëm njeriu në çdo moment për fëmijën. Unë jo se isha dyshues por thashë se mos rëndohet puna. Ju falenderoj shumë se keni bërë shumë. Kanë bë të pamundurën sidomos këta këtu për me e ruajtur në gjendjen që është, nuk është operacion i lehtë, u jam mirënjohës të gjithëve.  Ajo që ka qenë e vështirë e keni bë, unë e kam pasur shpresën më të madhe në Turqi se janë dhe punëtor", tha Rama.

Ndërsa i ka pyetur sa fëmijë kanë Rama u ka sugjeruar të bëjnë dhe një tjetër.

"Bëni dhe një tjetër mos e lini si puna ime që e lashë vonë shumë", shton Rama i cili teksa i përcolli u bëri thirrje që të bëjnë kujdes nga COVID.

Fadil Allaraj u dëmtua gjatë ditës së parë të protestës në Tiranë ku një cop xham i hyri në sy duke i rrezikuar kështu dhe shikimin. Menjëherë ai iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në shërbimin e Okulistikës, por dëmtimi ishte i rëndë dhe i duhej dhe një ndërhyrje tjetër e dytë.

1608836678_rama.jpeg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa: 25/12/2020 01:39

    Edhe kur paguajne siguracion jete te gjoret polce ju duhet ti luten kryeministrit ti sherojne.Kryemunistri del si idiot dhe thote e sherova une por me parate e siguracionit te policit.Shqipetaret e shkrete paguajne çfare shteti kerkon dhe ne fund Luten te sherohen.Edhe vaksinen e Covid19 e mori ne Usa. SA BERI NJE FOTO DHE PASTAJ NE SHOPING FAMILJAR.Qeveria e radhes KQK.Kapim qa te kapim

    Përgjigju
    • goni: 25/12/2020 10:08

      o kosova!!!!! mos e ngatro Atë me dollarin!!!!!!! çtë duhet ty xhanëm,të komentosh???????. lexo më mirë,dhe mëso nga pak.

  • Grande: 24/12/2020 23:07

    Ju lumtë,shërim të plotë!

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/12/2020 22:21

    Ty të është bër Zot Erdoganovici o i mjer! KM i vendit tën dhe e shqelmon shëndetsin e vendit tënd , si e ke llogarit ti ...???

    Përgjigju
  • LORA: 24/12/2020 21:14

    Gezim per efektivin e policise Fadil Allaraj, qe e kaloi rrezikun dhe po i rikuperohet shikimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë