Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u uron Gëzuar Vitin e Ri banorëve të Xhyrës në Librazhd me pamjet e urës së re që u ndërtua pas dëmeve që shkaktuan prurjet e shumta të lumit Shkumbin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se ura ishte bërë e pakalueshme për banorët e zonës, por falë bashkëpunimit institucional, ndërhyrja u realizua në kohë rekord.

"Falë Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura dhe Bashkisë Librazhd, në kohë rekord u bë i mundur ndërtimi i urës. Gëzuar banorëve të Xhyrës" shkruan Balla.

Rindërtimi i urës vlerësohet si një zhvillim i rëndësishëm për banorët e zonës, të cilët përballeshin me vështirësi në lëvizje dhe akses pas dëmtimeve të shkaktuara nga moti i keq.