Adoleshentja sajoi akuzë për babanë, Gjykata lë në burg 48-vjeçarin! Avokati: Është i pafajshëm, vajza e denoncoi për hakmarrje

DURRËS - Një adoleshente e zemëruar sajoi akuzën e incestit, beri denoncimin ne komisariat dhe çoi pas hekurave te atin. 48-vjeçari u arrestua nga policia e Kavajës, ndërsa këtë të premte doli për masën e sigurisë në Gjykatën e Durrësit.

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e la në arrest me burg me kërkesë te prokurores, Oltiana Çifligu, pavarësisht se avokati Ilia Ilia paraqiti prova se 15-vjecarja është e virgjër dhe rrjedhimisht babai nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

“Në seancë paraqita akt-ekspertimit mjeko-ligjor, nuk është e defloruar, nuk ka besueshmëri kallëzimi. Prokuroria thotë se s’ka mbërritur në prokurori zyrtarisht, nuk e kane administruar ende si provë”.

Përpos ekspertizës mjeko-ligjore, vete vajza është penduar dhe ka deklaruar se ka sajuar akuzën ndaj të atit, në shenje hakmarrje, pasi i ndaloi përdorimin e telefonit.

“Ka ndodh në një moment që babai ka pasur përplasje me vajzën, sepse kishte kapur disa biseda të papërshtatshme me një shoqe”.

Nënë e bijë ishin të pranishme në Gjykatën e Durrësit, ku thanë se nuk kane nevoje për urdhër-mbrojtje. Ato kërkuan te merrnin pjesë dhe në seancën e masës së sigurisë por nuk u lejuan nga gjyqtarja.

“Në seancën e mbrojtjes e mohuan abuzimin seksual! Nena tha se e bija në mënyrë të pamatur, në një moment zënke ka bere këtë gjë (denoncimin). Në klasë të tretë ka bërë ndërhyrje, ka qenë e përkëdhelur ndaj ka bërë këtë sjellje te papërshtatshme dhe arrogancë me të atin”.

“Donin te hynin tek masa, ishin te gatshme, por nuk i lejoi gjyqtarja e çështjes, e bëri që mos administroheshin deklarimet. Ndërkohë deklarimet e para ishin marrë nga 4 OPGJ dhe në mënyrë jo të përshtatshme sugjestive që implikonin babain për të kërkuar me çdo kusht arrestimin”.

Avokati Ilia Ilia është i bindur në pafajësinë e 48-vjecarit ndaj do të ankimojë masën e sigurisë, duke kërkuar lirinë e tij. Ndërsa prokurorja e Durrësit Oltiana Çifligu ka kërkuar te administroje akt-ekspertizën dhe dëshmitë e nënës dhe vajzës, ne prani te psikologut.

“Babai i rënduar se ka gjithë Shqipërinë në kurriz! Unë e mbroj se akuza nuk është e vërtetë, se po te ishte e vërtetë ajo është gjë e rëndë, as unë s’do e mbroja”.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Velipojë/ Konflikt për motive pronësie, nis hetimi për 58-vjeçarin pasi dhunoi dy vëllezërit

Velipojë/ Konflikt për motive pronësie, nis hetimi për 58-vjeçarin pasi dhunoi dy vëllezërit