U denoncua nga Shqiptarja.com, PD: Prokuroria të nisë hetimet për skandalin tek Unaza e Re

TIRANE - Rreth një javë pasi Shqiptarja.com zbuloi skandalin në projektin e Unazës së Re ku në mënyrë të dyshimtë një kompani u shpall fituese për të mbikëqyrur punimet në konflikt t ëpastër interesi pasi ka lidhje me firmën Salillari që po zbaton një pjesë të projektit, Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të nisë heetimet për këtë shkelje të ligjit.

***

Skandalin që bëri publik Shqiptarja.com rreth një javë më parë, Partia Demokratike e ka mbështetur në një deklaratë për mediat, duke hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për një nga kompanitë që do të mbikqyrë punimet në projektin e Unazës së Re, që deri më tani është duke u kundërshtuar nga një grup banorësh në zonën e Astirit. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu,  tha se kompania "Instituti i Konsulencës në ndërtim" (IKN), paguhet  në të vërtetë nga kompania e ndërtimit "Salillari" që është edhe firma zbatuese e projektit në 'Lotin 2' për segmentin nga mbikalimi tek Pallati me Shigjeta tek rrethrrotullimi Shqiponja.

"Siç është bërë e njohur, 2 nga 3 segmentet e projektit korruptiv që prish pa dëmshpërblim shtëpitë e qytetarëve, do t’i ndërtojë kompania Salillari. Praktikisht, ajo do t’i mbikëqyrë po vetë punimet tek Unaza, pasi kompania e përzgjedhur në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik është në konflikt të hapur interesi. Kompania IKN, që duhet të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin. Kjo është shkelje flagrante e ligjit të Prokurimeve. Qëllimi është i qartë dhe një i vetëm; të vidhet çdo qindarkë në kurriz të qytetarëve shqiptar. Salillari të bëjë sikur punon dhe IKN, që merr para në një projekt tjetër nga Salillari, të bëjë sikur gjithçka është në rregull", u shpreh ish-deputeti demokrat.

Shqiptarja.com denoncoi rreth një javë më parë, se si Autoriteti Rrugor Shqiptar, në mënyrë dyshimtë, renditi në krye të listës kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKn, duke e projektuar si fituese të ardhshme për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re, ndërkohë që në pjesën e parë të garës kompania nuk ishte renditur në krye.

Skandali konsiston në faktin se as Autoriteti Rrugor, as Komisioni i Prokurimit Publik, nuk e kanë përjashtuar kompaninë "Instituti i Konsulencës në Ndërtim" nga gara për mbikëqyrjen e punimeve tek Unaza e Re, pasi ajo ka lidhje financiare me kompaninë Salillari, e cila do të zbatojë projektin për të njëjtin segment.

Po kështu Shqiptarja.com bëri një tjetër shkrim, ku skandali thellohej akoma më shumë.  Pasi u lejua nga Autoriteti Rrugor dhe Komisioni i Prokurimit Publik që të vijonte garën në konflikt interesi, madje duke e shpallur të parën me pikë për kriterin teknik, Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim (IKN) ka ndërmarrë një tjetër lëvizje taktike. Pas kalimit të fazës së parë me kriteret teknike, kur kompania IKK arriti të shtonte totalin e pikëve me 20 pikë, Autoriteti Rrugor ka kaluar në fazën e dytë të tenderimit me ofertat ekonomike. IKN ka paraqitur një ofertë financiare anomalisht të ulët, me qëllim për t’u shpallur me çdo kusht fituese e tenderit për mbikëqyrjen e Salillarit, me të cilin ka lidhje të forta ekonomike.

Pikërisht këto dokumente që Shqiptarja.com zotëron, i ka përdorur edhe ish deputetit të PD i cili i kërkon prokurorisë të nisë hetimet, ose së bashku më banorët e Astirti mund ta çojnë çështjen edhe në Strasburg.

"Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të mos qëndrojë pasive në akte të tilla të shkeljes së ligjit, që kanë si bazë marrëdhënien korruptive, vjedhjen e parave publike duke mashtruar me cilësinë e punimeve. Deri tani, prokuroria është sjellë si zgjatim i Edi Ramës, duke lënë në harresë shumë dosje abuzimesh të kësaj qeverie, veçanërisht dosjen e DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë dhe do të merrte 40 milion euro  para publike. Vjedhja e miliona eurove është  arsyeja pse Edi Rama nuk pranon dialog me qytetarët e Unazës së Re, që janë në mbrojtje të ligjshme të banesës së tyre. Në emër të banorëve të Unazës, mesazhi për qeverinë për të zgjidhur këtë konflikt është Dialog dhe JO dhunë! Siç pohojnë edhe Kombet e Bashkuara, dëbimi i qytetarëve nga shtëpitë është shkelje e të drejtave të njeriut! Mos e shtoni më shumë faturën për shqiptarët, duke detyruar banoret e unazës së re ta çojnë çështjen në Strasburg dhe ta fitojnë!", tha Balliu.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sidi: 11/11/2019 17:10

    Akoma pellet krrici Fahriut.Cfar dualogu te bej qeverua me ato e kane xanun token w te tjereve.Ku ishte PD jote kur e xun token ?Rrumpalles duhet ti ipet fund . Sa per abuzimet padit qeverine per unazen dhe kush eshte i korruptuari te dale para drejtesise

    Përgjigju
  • Sherbet: 11/11/2019 06:37

    Kapeni e futeni mbren këtë terrorist ...!

    Përgjigju
  • Spiun Fahri Balliu: 10/11/2019 23:22

    Krrici im po ecen po ben karriere ky eshte e ardhmja e Shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur