SHKUP- Nikolla Gruevski, ish-kryeministri Maqedonisë ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës e cila e dënoi me dy vite burg për blerjen e një makine tip 'Mercedes Benz' 600 mijë euro. Gruevski në mesazhin e tij në Facebook i kërkon popullit që të gjykojë dhe të vendosë në lidhje me vendimin.
Kokën lart maqedonas të mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë. Ky është vendi i juaj, ne nuk do të tradhtojmë, dhe se do të jemi krah për krahu me ty, në të gjitha sfidat. Ju jeni forca jonë, ne jemi forca juaj. Po vijnë kohë më të mira. Kokën lartë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, ky është vendi i të gjithë juve që jetoni në të, dhe i askujt tjetër. Ju vendosni. Të jetojë Republika e Maqedonisë
Nikolla Gruevski
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vjet burg nga Gjykata Penale e vendit fqinj me akuzën e blerjes së një makine luksoze tip 'Benz'.