Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së dënimin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi. Ky i fundit u dënua me 2 vite burg nën akuzën “shpërdorim detyre”. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit reduktohet në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie.

Gëllçi u dënua për shpërdorim detyre në lidhje me një kontratë shtesë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Ai është akuzuar për zgjatjen e kontratës së zbatimit dhe jo për procedurat e prokurimit të tenderit.

Në të njëjtën dosje me Gëllçin janë dhe Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët u dënuan me nga 1 vit burg secili.